AlbanianSport.com 31.01.2015 07:05
ASNN – Si Lushnja, ashtu dhe Naftëtari i kanë dhënë fund miqësoreve të tyre. Por njëkohësisht i kanë dhënë fund periudhës përgatitore dimërore.
Të dy skuadrat, të cilat tashmë do të përqendrohen tek kampionati që nis të shtunën e ardhshme, kanë luajtur mes tyre në stadiumin “Roza Haxhiu”.
Ka mjaftuar një gol i Çelës që Lushnja t’i mbyllte me fitore miqësoret. Lushnjarët kanë një sfidë shumë të vështirë përballë Dinamos në “Roza Haxhiu” të shtunën e ardhshme.
Por kaq të vështirë e ka dhe Naftëtari, që do të presë në “Bashkim Sulejmani”, Shkumbinin. Megjithatë të dy skuadrat premtojnë se do të bëjnë më të mirën.