Gjergj Vyshka 09.02.2015 10:10
Lushnja jo vetëm që e ka mundur Dinamon në “Roza Haxhiu” të shtunën, por dhe ka përdorur ironinë ndaj bluve të trajnerit Dritan Mehmeti. Sepse janë tallur në një farë mënyre me faktin që blutë bënë blerje të bujshme, por në fushën e lojës realiteti ka qenë krejtësisht ndryshe. Madje verdhejeshilët kanë akuzuar deri aty sa kanë thënë se Dinamo kishte ardhur me gjyqtarë, aq sa ka dalë me karton të kuq dhe Canka.
Por në fund janë gëzuar lojtarët e Banos, të cilët kanë thelluar dhe më shumë diferencën e pikëve me ndjekësit. “Ata bëjnë dhe marrin përforcimet e bujshme, ndërsa ne pikët, – kanë thënë verdhejeshilët në faqen e tyre të “Facebook”-ut. – Ata me gjyqtarë, kurse ne përsëri dimë të jemi fitues dhe kur jemi në fushën e lojës me dhjetë futbollistë. Kjo është Lushnja e vërtetë.”