Gjergj Vyshka 08.02.2015 10:40
ASNN – Lushnja i ka bërë sfidë Dinamos së blerjeve të mëdha në tregun e lëvizjeve të futbollistëve në dimër.
Por jo vetëm kaq, por ka ditur të fitojë dhe të thellojë diferencën e pikëve me rivalët, duke mbetur me shumë vendosmëri në krye të grupit të Jugut.
Ka vlejtur goli i Fatjon Topit në minutën e 27-të, i shënuar pas një goditjeje të lirë dhe rrëmujës që vijoi në zonën dinamovite.
Madje Lushnja ka mbetur dhe me 10 futbollistë, pas daljes me karton të kuq të sulmuesit të saj të rikthyer, Mikel Cankës.
Por Dinamo nuk ka qenë në ditën e saj më të mirë, aq sa administratori Saliaj ka pranuar që blerjet kanë qenë dështim.
Lushnja – Dinamo 1-0
Shënues: Topi 27’