AlbanianSport.com 14.03.2015 07:25
ASNN – Lushnja e Artan Banos ka bërë përgatitjet e fundit për ndeshjen e parë të fazës së tretë. Bëhet fjalë për ballafaqimin me Naftëtarin, që do të zhvillohet sot në ora 15:00 në “Roza Haxhiu”.
Për të mbajtur kryesimin dhe për të vazhduar qetësisht udhëtimin drejt Superiores, Lushnja kërkon fitoren. Ndonëse verdhejeshilët janë të vetëdijshëm se kjo ndeshje është e vështirë nga fakti që Naftëtari luan gjithçka për mbijetesën.
Dhe për të motivuar Lushnjën ka shërbyer kapiteni i verdhejeshilëve, Gentian Çela, i cili ka deklaruar: Sot ndaj Naftëtarit do të shpërthejmë dhe do të marrim më të mirën e mundshme.