AlbanianSport.com 11.01.2015 09:55
ASNN – Mikel Canka dhe Brunild Pepaj duket se janë zyrtarisht blerjet e para të Lushnjës në tregun e futbollistëve në dimër. Kështu të paktën lajmëron faqja në “Facebook” e KF Lushnjës.
Por për një skuadër të konsoliduar, e aftë jo vetëm për të mbajtur kryesimin në grupin e Jugut, por dhe për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore, Bano kërkon dhe një mesfushor të djathtë.
Tashmë ky lojtar duket se është piketuar nga verdhejeshilët, ndërsa zyrtarizimi i tij është punë ditësh. Dhe nëse vjen edhe ky lojtar, atëherë Lushnja e Banos duket se është e kompletuar për të vazhduar me sukses pjesën e mbetur në kampionat.