AlbanianSport.com 22.02.2015 10:10
ASNN – Edhe niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e Parë, ka luajtur të shtunën ndeshjet e javës së 15-të. Butrinti arriti të marrë një pikë të vlefshme ndaj lushnjarëve në “Roza Haxhiu”, ku rezultati ka mbetur i bardhë deri në fund, i fiksuar në shifrat 0-0. Duke folur pas ndeshjes, dy trajnerët, Artan Bano i Lushnjës dhe Mustafa Hysi i Butrintit, ia kanë mveshur fatit të keq mbylljen e kësaj sfide me rrjeta të paprekura.
“Nuk ishte rastësi ky barazim, sepse gabuam në disa gjëra, sidomos në furnizimin e Mikel Cankës me topa, pasi në dy-tre raste që e bëmë një gjë të tillë, ai ishte shumë i rrezikshëm, – ka deklaruar kreu i stolit lushnjar. – Megjithatë, duhet thënë se ishte një pikë e pranueshme, për më tepër që edhe skuadrat e tjera që na ndjekin, nuk kanë përfituar.” Ndërsa homologu i tij, trajneri i Butrintit, Mustafa Hysi, ishte i mendimit se me pak më tepër fat, skuadra sarandjote mund të kishte marrë 3 pikët.
“Nuk na deshi fati sot, sepse “hyzmetin” ia bëmë kësaj ndeshjeje, – ka deklaruar gjirokastriti i stolit të ekipit sarandjot. – Skuadra ishte e vendosur shumë mirë në fushën e lojës, i zbatoi me përpikëri udhëzimet e mia dhe krijuam raste të shumta dhe mjaft të mira për shënim, por nuk kishim fat. Sidoqoftë, një pikë ndaj kryesuesve të renditjes është e kënaqshme, edhe duke patur parasysh kalendarin favorizues të ndeshjeve që na presin, por edhe atë të kundërshtarëve.
Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur të shtunën të gjitha ndeshjet e javës së 15-të në të dy grupet, si në atë të Veriut, ashtu edhe në atë të Jugut. Në grupin e Veriut, Tërbuni ka shpartalluar Adën e Velipojës 7-0 dhe ruan vendin e parë në renditje, me 39 pikë, i ndjekur pas nga Mamurrasi, me një pikë më pak, pas fitores që arriti ndaj Veleçikut me rezultatin 0-2. Hapin e kreut e ka ruajtur edhe Besëlidhja, e cila korri fitoren e dytë radhazi, duke arritur në kuotën e 35 pikëve.
Ndërkohë, në grupin B spikati fitorja 2-1 që Sopoti arriti në Pogradec, 1-2. Golat kanë munguar dhe në sfidën më interesante të këtij grupi, atë të Peqinit midis Shkumbinit dhe Dinamo, dy ekipeve që para pak sezonesh përballeshin në Kategorinë Superiore. Ndërkohë në Kuçovë dhe Ballsh, kanë triumfuar dy ekipet vendase
Kategoria e Parë
Grupi A
Java e 15-të
Të shtunën:
Iliria Fushë-Krujë – Kamza 0-0
Stadiumi “Redi Maloku”, Fushë-Krujë
Ada Velipojë – Tërbuni 0-7
Shënues: Kepi 8′, Djarmati 35′, Mziu 43′,
Kabuni 48′, Greca 53′, 67′, 85′
Kompleksi “Internacional”, Pezë-Helmës
Besëlidhja – Besa 2-0
Shënues: Xhorxheviç 35’, Marashi 66’
Stadiumi “Besëlidhja”, Lezhë
Veleçiku – Mamurrasi 0-2
Shënues: Fonseka 27′, 66′
Fusha Sportive, Mamurras
Burreli – Kastrioti 3-1
Shënues: Pirani 69′, 72′, Mata 76′ / Sulejmani 47′
Fusha Sportive “Liri Ballabani”, Burrel
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Tërbuni 15 12 3 0 28-6 39
- Mamurrasi 15 12 2 1 29-7 38
- Besëlidhja 15 11 2 2 31-8 35
- Burreli 15 6 1 8 18-21 19
- Iliria Fushë-Krujë 15 4 5 6 12-13 17
- Kamza 15 4 4 7 11-22 16
- Kastrioti 15 3 4 8 10-18 13
- Besa 15 2 6 7 15-23 12
- Ada Velipojë 15 3 2 10 16-34 11
- Veleçiku 15 3 1 11 10-29 10
GRUPI B
Java e 15-të
Të shtunën:
Bylis – Tomori 1-0
Shënues: Basriu 46’
Stadiumi “Adush Muça”, Ballsh
Pogradeci – Sopoti 1-2
Shënues:Pengu 61’ / Idrizaj 23’, Begeja 35’
Stadiumi “Gjorgji Kyçyku”, Pogradec
Shkumbini – Dinamo 0-0
Fusha Sportive, Peqin
Lushnja – Butrinti 0-0
Stadiumi “Roza Haxhiu”, Lushnjë
Naftëtari – Luftëtari 1-0
Shënues: Kopaçi 10’
Stadiumi “Bashkim Sulejmani”, Kuçovë
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Lushnja 15 7 5 3 18-8 26
- Dinamo 15 6 6 3 18-12 24
- Butrinti 15 6 5 4 18-9 23
- Bylis 15 7 2 6 17-16 23
- Sopoti 15 6 4 5 15-19 22
- Pogradeci 15 5 4 6 12-13 19
- Tomori 15 6 3 6 12-14 18
- Luftëtari 15 5 2 8 11-17 17
- Shkumbini 15 4 3 8 15-20 15
- Naftëtari 15 3 6 6 11-19 15
(Tomorit i janë 3 pikë nga renditja me vendimin e FIFA-s për rastin Vrucina)