AlbanianSport.com 03.01.2015 09:05
ASNN – Lushnja e ka nisur javën e përgatitjes së ndeshjes me Dinamon me shumë entuziazëm dhe optimizëm. Madje trajneri i verdhejeshilëve, Artan Bano, në një deklaratë për faqen e “Facebook”-ut të KF Lushnjës, e ka thumbuar skuadrën e Mehmetit.
“Ata bëjnë merkaton, kurse ne të shtunën marrim trepikëshin dhe i nxjerrim jashtë garës për ngjitjen në Kategorinë Superiore, – ka thënë shkurt trajneri i Lushnjës. – Me Cankën jemi një skuadër e plotësuar dhe jemi të bindur se në superiore shkojmë ne.”
Me Cankën, verdhejeshilët e quajnë të mbyllur tregun e lëvizjeve të futbollistëve në dimër. Madje tifozët janë bërë gati të shijojnë golat e Cankës duke e cilësuar atë si një sulmues prodhimtar, ndërsa në një kampionat të Kategorisë së Parë do të shënonte 18 gola për Lushnjën.