AlbanianSport.com 27.11.2014 15:25
ASNN – Trajneri i Lushnjës, Artan Bano, pas fitores së skuadrës së tij ndaj Luftëtarit, thellësisht 3-0, ka pohuar se verdhejeshilët janë gati për të marrë kreun.
Edhe pse kanë një ndeshje të vështirë me Sopotin, e cila nuk do të luhet në Cërrik, por në Korçë, lushnjarët besojnë në forcat e tyre.
“Unë jam i mendimit që skuadra tashmë është gati për të marrë kryesimin”, – ka deklaruar kreu i pankinës lushnjare.
“Edhe pse do të kemi përballë një ekip të vështirë, mendoj që i kemi të gjitha shanset për të marrë një rezultat pozitiv”, – ka vijuar ai.
“Dhe duke përfituar nga hapat fals të kundërshtarëve tanë, mundet dhe të jemi në vendin e parë. Ekipi është në një gjendje optimale”, – ka përfunduar trajneri i Lushnjës, Artan Bano.