Lumturi Hoxha: I kam dhuruar vitet më të bukura të rinisë sime basketbollit(II)

Share Button

lumturi-hoxha-medaljet

Klodeta Gjini 21.09.2016 13:20

Lumturi Hoxha është një ndër lojtaret e plejadës së artë të basketbollit të Tiranës së viteve 80-90. E jo vetëm, sepse është pjesë e ekipit kombëtar të të rriturave, të cilat më 1987 në Latakia të Sirisë do të merrnin medaljet e arta në Lojërat Mesdhetare. Gërshetuar me nivelin e lartë të Flamurtarit, Skënderbeut, Vllaznisë, Partizanit dhe Apolonisë, apo dhe ekipeve të tjera, basketbolli i femrave prodhoi cilësi.

Tituj kampion e Kupa të Shqipërsë, Spartakiada Kombëtare dhe Lumturi Hoxha do ta mbyllte karrierën e saj me titullin “Mjeshtre Sporti” pa ceremoni. E jo vetëm kaq, por nuk përfshihet bashkë me familjen e saj sportive në historinë e basketbollit shqiptar.

Për më gjerë AlbanianSport.com po ju sjell, në dy ditë, të martën dhe të mërkurën, intervista e saj për të përditshmen sportive shqiptare, “Sport Ekspres”, të realizuar nga rekordmenia e kërcimit së gjati në atletikë, Klodeta Gjini, një tjetër sportiste e Tiranës. Sot është pjesa e dytë dhe e fundit e intervistës

 

… vijon nga dje

 

– Si përjetohej basketbolli në familje duke pasur edhe vëllezërit dhe motrën basketbolliste?

– Basketbolli hyri në familjen time. E dashuruan këtë lloj sporti familjarisht prindërit, vëllezërit dhe motra. Lulzimi, njeri prej vëllezërve luante me Partizanin, ndërsa Lavdimi dhe Luljeta me 17 Nëntorin. Çdo gjë varej nga programi i stërvitjes sime, por asnjëri nuk ankohej. Ambienti sportiv që u krijua në familje bëri që edhe shoqëritë tona sportive të bëheshin si pjesëtare të familjes. Dita e diel ishte vërtetë ditë feste. Të gjithë jetonin me ankthin e ndeshjes, edhe komshinjtë krenoheshin me vajzën e lagjes. Jam munduar me shumë punë dhe djersë të justifikoj besimin që më dhanë në familje. Babai dhe mamaja me shpirt e zemër ishin pjesëtarë të ekipit. Në çdo ndeshje fillimisht tek Parku i “Xha Tonit” dhe më tutje në Pallatin e Sportit ishin të pranishëm, ndërsa ndeshjet jashtë Tiranës i shihnin kur trasmetoheshin në televizor.

 

– Cilat janë momentet më të bukura të ndeshjeve, apo çastet që të kanë ngelur në mendje?

– Në vitet e fundit të karrierës sime si lojtare niveli i basketbollit për femra ishte rritur shumë. Nuk ishte vetëm 17 Nëntori pa konkurrencë, por dhe Flamurtari, Skënderbeu, Vllaznia, Partizani e Apolonia që kërkonin me çdo kusht të rrëmbenin një titull cfarëdo që të ishte Kupë Republike, titull kampion, apo Spartakiadë Kombëtare. Një nga ndeshjet, e cila më ka ngelur në mendje është ajo me Flamurtarin e Vlorës, që drejtohej nga trajneri Petrit Stefa. Lojtare shtatlarta dhe të fuqishme si Muhina Kuqi, Eleni Beli (Ruci), Pjereta Sadushi, Violeta Çala, Afërdita Laçaj etj. Në atë kohë ishte mbyllur Pallati i Sportit dhe u rikthyem tek Parku i “Xha Tonit”. Më kishin dhënë leje nga puna për një javë përgatitore dhe stërvitesha mëngjes-pasdite. Ditën e ndeshjes isha pa qejf. Ndërkohe që isha në shtëpi mendova  që të mos luaja, por kur arrita më erdhi turp dhe nuk fola. Ishte një nga ndeshjet më të bukura për të gjithë ekipin. Në veçanti për mua edhe rezultative si asnjëherë tjeter. Si zakonisht sportdashesit, ata te basketbolit, ishin pranë nesh. Pa diskutim pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare në Siri do ta kujtoj për rezultatin që arritëm, medalje ari.

 

– Ishte një grup shumë kompakt ai i vajzave të Tiranës motrat Alibegaj,  Shoshkiç, Beti, Hoxha, Vogli, Dibra, Kola, Myrto, Goxhi dhe këtu përmenda vetëm një pjesë tuaj. Personalisht kisha kënaqësi kur qëllonte në momentet e drekës të hanim së bashku ne një tavolinë me dikë prej jush në mensë. Të shkëmbeja mendime, pyesnim njëra-tjetrën për punen apo shkollën, apo gjatë spartakiadave ditë plot impenjim. Çfarë të kujton nga ai ambient?

– Emocione, vitet e fundit ngaqë u rrit shumë niveli ndeshjet me Skënderbeun, Vllazninë, Apolloninë, Partizanin kishin shumë emocione. Ajo që më ka ngelur në mendje është kampionati i fundit që mori Partizani me “play-off”. 2 vitet e fundit arrita të bëhesha profesioniste. Në mbyllje të karrierës Titullin “Mjeshtre Sporti” ma dërguan në shtëpi, pa ceremoni).

 

– Është publikuar enciklopedia e basketbollit nga Prof. Qemal Shalësi. Aktualisht për sportin po kërkohet të shkruhet një histori. Ke diçka për të shtuar në lidhje me këtë publikim?

– Prof. Qemal Shalsi ka shkruar historikun e basketbollit shqiptar si dhe të familjeve që janë përfshirë dhe e kanë dashur këtë sport. Është një punë e jashtëzakonshme të katalogosh vite të tëra veprimtari, sidomos në kushtet e tanishme kur shumë klube sportive nuk kanë as arkiva. Me keqardhje mësova që as emri im, as ai i familjes sime nuk janë përmendur. Mendoj se karriera ime nuk ka qenë kalimtare. Mbaj titullin e Mjeshtres së Sportit dhe i kam dhuruar basketbollit vitet më të bukura të rinisë sime.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh