AlbanianSport.com 13/10/2018 07:55
ASNN – Të premten në mbrëmje u luajtën disa ndeshje të Ligës së Kombeve, ku padyshim ra në sy fitorja në grupin e dytë të Divizionit A e Belgjikës, e cila mundi Zvicrën e shqiptarëve Xhaka e Shaqiri me shokë, me rezultatin 2-1.
Vendimtar në këtë sfidë ishte padyshim sulmuesi belg Romelu Lukaku, i cili shënoi dy golat e fitores belge në minutat 58-të dhe të 84-t. Për zviceranët barazoi përkohësisht Gavranoviçi në minutën e 76-të.
Kjo ndeshje vërtetoi dhe një herë tjetër se Belgjika është një prej skuadrave më të forta të kontinentit dhe po kalon një moment të mirë. Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, spikati barazimi në grupin e katërt të Divizionit A, midis Kroacisë ndaj Anglisë, 0-0, në një stadium të boshatisur.
Natyrisht, anglezët nuk ia dolën të hakmerren për eliminimin që u bëri Kroacia në Botërorin e Rusisë. Me vlerë ishin dhe fitoret e Greqisë në Ligën C kundër Hungarisë (1-0), apo dhe fitorja e Austrisë po 1-0 ndaj Irlandës së Veriut në Divizionin B.
Liga e Kombeve
(12 tetor 2018)
Liga A
Grupi 2
Belgjikë – Zvicër 2-1
Grupi 4
Kroaci – Angli 0-0
Liga B
Grupi 3
Austria – Irlandë e Veriut 1-0
Liga C
Grupi 2
Estoni – Finlandë 0-1
Greqi – Hungari 1-0
Liga D
Grupi 2
Bjellorusi – Luksemburg 1-0
Moldavi – San Marino 2-0