AlbanianSport.com 08.02.2015 07:35
ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit luan sot të gjitha ndeshjet e javës së saj të 26-të dhe duke nisur nga ora 14:00, zhvillohen takimet Apolonia-Teuta dhe Elbasani-Laçi.
Ndërkaq, duke nisur nga ora 17:00, luhen 3 takimet e tjera dhe Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë për sportdashësit takimin e Vlorës, midis Flamurtarit dhe Skënderbeut.
Po në të njëjtën orë, Tirana përballet me Kukësin, ndërsa Partizani është mysafir në Shkodër, për t’u ndeshur me Vllazninë.
Në prag të këtyre ndeshjeve, renditjen e Kategorisë Superiore e kryeson Kukësi, me 52 pikë, i ndjekur nga Skënderbeu, me një pikë më pak, si dhe Tirana dhe Partizani, me nga 47 pikë secila.
Kategoria Superiore
Java e 26-të
(8 mars 2015)
Të dielën:
Apolonia – Teuta (14:00)
Stadiumi “Loni Papuçiu”, Fier
Elbasani – Laçi (14:00)
Stadiumi i Kamzës
Tirana – Kukësi (17:00)
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës
Vllaznia – Partizani (17:00)
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër
Flamurtari – Skënderbeu (17:00)
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Kukësi 25 16 4 5 38-18 52
- Skënderbeu 25 16 6 4 34-11 51
- Tirana 24 14 5 5 30-16 47
- Partizani 24 14 5 5 23-13 47
- Laçi 24 11 8 5 29-15 41
- Flamurtari 24 9 7 8 22-16 34
- Vllaznia 25 9 3 13 22-28 27
- Teuta 25 6 1 18 23-41 19
- Elbasani 25 4 1 20 13-43 13
- Apolonia 25 3 4 18 7-40 13