AlbanianSport.com 22.02.2015 09:25
ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit luan sot pasdreke 4 prej takimeve të javës së saj të 23-të, ndërsa takimi i fundit, ai midis Skënderbeut dhe Kukësit, luhet të hënën, duke nisur nga ora 18:00.
Sikundër çdo fundjavë, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë për sportdashësit takimin më të spikatur të ditës, atë midis Laçit dhe Tiranës, që luhet duke nisur nga ora 14:00.
Po në të njëjtën orë, Elbasani pret në Pogradec Flamurtarin, në takimin që është zhvendosur në juglindje, për shkak të punimeve për pistën e atletikës së Stadiumit “Elbasan Arena”.
Po për mungesë fushe, takimi Partizani-Teuta është zhvendosur në Fier, ndërsa në takimin e fundit të ditës, që nis po në ora 14:00, Vllaznia pret në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës Apoloninë.
Në prag të këtyre ndeshjeve, Tirana dhe Kukësi kryesojnë me nga 47 pikë, 3 më tepër sesa Skënderbeu i vendit të 3-të, ndërsa në vendin e 4-t ndodhet Partizani, me 41 pikë.
Kategoria Superiore
Java e 23-të
Të dielën:
Laçi – Tirana (14:00)
Drejtpërdrejt në RTSH
Stadiumi i Laçit
Elbasani – Flamurtari (14:00)
Stadiumi “Gjorgji Kyçyku”, Pogradec
Partizani – Teuta (14:00)
Stadiumi “Loni Papuçiu”, Fier
Vllaznia – Apolonia (14:00)
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër
Të dielën:
Skënderbeu – Kukësi (18:00)
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Tirana 22 14 5 3 30-12 47
- Kukësi 22 15 2 5 30-13 47
- Skënderbeu 22 13 5 4 31-10 44
- Partizani 22 12 5 5 19-11 41
- Laçi 22 9 8 5 25-15 35
- Flamurtari 22 8 7 7 20-14 31
- Vllaznia 22 8 2 12 18-25 23
- Teuta 22 6 1 15 20-33 19
- Elbasani 22 4 0 18 12-40 12
- Apolonia 22 2 3 17 4-36 9