AlbanianSport.com 10.10.2016 11:45
ASNN – Erzeni e ka fituar ndeshjen e prapambetur me të javës së parë me Mamurrasin, që është luajtur dje në Stadiumin “Tofik Jashari” të Shijakut, teksa është ndjekur nga një numër i konsiderueshëm tifozësh.
Me këtë fitore Erzeni është ngjitur në vendin e tretë në renditje, ndërsa shijakasit e kanë zgjidhur ndeshjen për 17 minuta. Më parë ka shënuar Dekavelli, në minutën e 8-të, dhe goli i sigurisë ka ardhur nga Pasha, me 11-metësh, në të 17-tën.
Mamurrasi ka tentuar të ngushtojë me Gjonpalaj, ndërkohë që, në anën tjetër, Lleshi, Troplini, por dhe lojtarë të tjerë i kanë pasur të gjitha mundësitë për të thelluar rezultatin për skuadrën vendase.
Megjithatë një fitore e rëndësishme për Erzenin, që tashmë i jep shijakasve një motivim më shumë për të kërkuar rezultatin pozitivistet ndaj Besëlidhjes. Kjo ndeshje e prapambetur ishte e vlefshme për javën e parë të grupit A të Kategorisë së Parë.
Erzeni – Mamurrasi 2-0
Shënues: Dekavelli 8’, Pasha 17’(11-m.)
E shtunë, 8 tetor 2016, ora 14:00
në stadiumin “Tofik Jashari”, Shijak
Erzeni: S.Hoxha, Rrëmilli, Hyseni, Lundraxhiu, Vathi (A. Kllari 65’), Duka, Degavelli (D. Troplini 46’), R. Troplini, Sefgjini, Pasha (E. Troplini 60’), Lleshi. Trajner: Dorian Bubeqi.
Mamurrasi: Vashaku, Biraçaj, R. Luzi, Shkalla (Malaj 47’), Tako, Ndoca (Bajo 37’), A. Luzi, Luli, Et’hemi, Gjonpalaj, Lame. Trajner: Rezart Maho
Gjyqtarë: I. Myrtja, M. Dervishi, S. Zeka (Shkodër)
Kartonë të verdhë: Pasha, D. Troplini