AlbanianSport.com 27/08/2018 12:15
ASNN – Interi nuk po arrin të gjejë veten në këtë edicion të Serisë A. Skuadra e Spaletit barazoi ndaj Torinos 2-2 në javën e dytë të nivelit më të lartë të kampionatit italian të futbollit. Por ka patur edhe një fitore të thellë të Fiorentinës përballë Kievos. Kështu, Interi ka rezultuar me dy fytyra në ndeshjen e javës së dyte. Në “San Siro”, skuadra e Spaletit barazoi 2-2 kundër Torinos. Një pjesë e parë e mirë për zikaltërit që kaluan në epërsi të dy golave.
Fillimisht ishte Ivan Perishiç që zhbllokoi shifrat në minutën e 6-të, pas një topi të dhënë nga Ikardi. Ndërsa në minutën e 32-të, blerja e këtij viti De Vrij dyfishoi shifrat. Në pjesën e dytë vjen rënia e lirë, duke bërë që Torino të barazojë shifrat madje duke tentuar dhe të fitojë takimin. Autorët e golave për torinezët ishin Beloti në minutën e 55-të dhe Meite në të 68-ën. Kurse Fiorentina nis sezonin me një fitore të thellë përballë Kievos, me shifrat 6-1.
“Vjollcët” kaluar menjëherë në epërsi, falë një eurogoli të Milenkoviçit. Në fund të pjesës së parë është Gerson që dyfishoi shifrat. Ndërsa në pjesën e dytë erdhën 5 gola të tjerë. Benasi në minutën e 49-të, Kieza, sërish Benasi dhe në fund Simeone. Golin e vetëm për Kievon e shënoi Tomoviçi, i cili festoi duke kujtuar Davide Astorin. Një gol i De Pail në minutën e 9-të, i mjaftoi Udinezes për të mundur Sampdorian. Edhe Xhenoa e nis me fitore sezonin, pasi mundi 2-1 Empolin.
Nje gol i Boatengut me 11-metërsh shpëtoi nga humbja Sasuolon, ndërsa Spali fitoi me Parmën 1-0. Pas javës së dytë, kryeson Juventusi së bashku me Napolin dhe Spalin, me pikë të plota, 6.