AlbanianSport.com 22.02.2015 17:40
ASNN – Të shtunën janë luajtur të gjitha ndeshjet e javës së 9-të të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra dhe 3 skuadrat e kreut kanë marrë fitoret e radhës, që ruajnë “status-quo”-në e grupit të ekipeve që synojnë vendin në “play-off”-in final të titullit.
Barleti Volej ka bërë detyrën në Vlorë ndaj Flamurtarit vendas, duke fituar në 3 sete dhe duke ruajtur vendin e parë të renditjes, me 27 pikë. Kampionet në fuqi nuk e njohin humbjen në këto 9 javë kampionat dhe kanë 4 pikë më tepër sesa ndjekësja më e afërt, Tirana, që fitoi 3-1 në Durrës ndaj Teutës.
Durrsakët mbeten në vendin e katërt, me 13 pikë, edhe falë fitores 3-0 që Partizani i vendit të tretë arriti në kryeqytet ndaj Skënderbeut. Korçaret janë ende në luftë për vendin e 4-t dhe të fundit që të çon në “play-off”-in final të titullit, pasi kanë një pikë më pak sesa Teuta. Në takimin tjetër të javës, Vllaznia fitoi në 3 sete në kryeqytet ndaj Studentit.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Java e 9-të
(21 shkurt 2015)
Të shtunën:
Studenti – Vllaznia 0-3
Partizani – Skënderbeu 3-0
Flamurtari – Barleti Volej 0-3
Teuta – Tirana 1-3
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 9 9 0 27-2 27
- Tirana 9 8 1 25-6 23
- Partizani 9 7 2 23-7 22
- Teuta 9 4 5 14-15 13
- Skënderbeu 9 4 5 13-17 12
- Vllaznia 9 3 6 11-19 9
- Flamurtari 9 1 8 3-26 2
- Studenti 9 0 9 2-27 1