Luhet java e 8-të, gjithçka nën diktatin e Barleti Volejit, Partizanit & Teutës

Share Button

AlbanianSport.com 12.02.2017 07:55

ASNN – Janë luajtur dje të 4 takimet e javës së 8-të të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet ndryshe si Grupi A1 dhe Partizani ka korrur një fitore të dyfishtë në volejboll, duke e mbyllur gjithçka në 3 sete. Për meshkuj, Skënderbeu për meshkuj kishte ardhur i mundur ende pa hyrë në fushën e lojës, kurse Elbasani për femra, përtej përpjekjeve, s’ia del të bëjë ballë.

Kështu, vajzave të kuqe, edhe pa trajnerin Roland Tarja në stol, u janë dashur diçka më shumë, më saktë një orë e 5 minuta, që të mundin Elbasanin, i cili përtej ndonjë përpjekjeje nuk ia dalë t’i bëjë ballë të kuqeve. Përforcuar dhe me të huajt, të paktën në ndeshje që në letër diheshin se si do të përfundonin, Partizani ka treguar se do të jetë një “kockë e fortë” edhe për femra.

Të kuqet mbeten në vendin e dytë, me 19 pikë, 4 më pak se Barleti Volej kryesues, që gjithashtu ka mbaruar punë në 3 sete në Lushnjë përballë skuadrës vendase. Po në 3 sete, Vllaznia ka fituar në Shkodër ndaj Skënderbeut, ndërsa në takimin e fundit të javës së 8-të, Teuta ka fituar 3-1 në kryeqytet ndaj Tiranës, duke konsoliduar vendin e 3-të të renditjes, me 18 pikë, një më pak sesa Partizani.

 

Kampionati Kombëtar

i Volejbollit – Femra

 

Grupi A1

 

Java e 8-të

(11 shkurt 2017)

 

Vllaznia – Skënderbeu       3-0

Lushnja – Barleti Volej        0-3

Partizani – Elbasani                        3-0

Tirana – Teuta                      1-3

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         H.        Setet               Pikë

  1. Barleti Volej   8          8          0          24-3                23
  2. Partizani        8          6          2          20-9                19
  3. Teuta              8          6          2          21-9                18
  4. Tirana             8          4          4          16-13              13
  5. Vllaznia         8          5          3          16-14              13
  6. Lushnja         8          2          6            9-20                5
  7. Skënderbeu  8          1          7            7-22                5
  8. Elbasani        8          0          8            1-24                0

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh