AlbanianSport.com 04.12.2016 07:15
ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar i Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga ka luajtur të shtunën të 3 ndeshjet e javës së 7-të të tij dhe Tirana vazhdon të ruajë të paprekur kolonën e humbjeve, pasi dje ka triumfuar në Bathore, duke mposhtur vendasit e Kamza Basket me shifrat 113-90.
Ka shpërthyer Genti Lasku me 36 pikë të shënuara dhe pesë 3-pikësha, ndërsa bardheblutë e trajnerit Nikola Milatoviç e kanë pasur një test kontrolli përpara përballjes së të mërkurës në Ligën Ballkanike me maqedonasit e MKK Feni Industries. Kështu pra, Tirana vijon të jetë e pathyeshme dhe kryeson me pikë të plota, 14.
Ndërkaq, ka ardhur një tjetër humbje për Flamurtarin në shtëpi. E këtë herë gjithçka ka ardhur prej Vllaznisë në një ndeshje ku rivaliteti ka qenë i pranishëm, vetëm në 10 minutat e para. Më pas shkodranët luajnë të qetë dhe janë më të saktë në veprimet e tyre, duke triumfuar në fund pa lodhje, në shifrat 88-81.
Në ndeshjen e fundit të kësaj jave, Teuta nuk ka patur shumë probleme përballë Ardhmëria Basketit, të cilën e ka mundur 71-52. Durrsakët, që tanimë drejtohen nga trajneri veteran, Astrit Greva, mbajnë vendin e dytë, me 12 pikë, dy më pak se Tirana kryesuese, por një më tepër sesa Vllaznia e vendit të 3-të dhe dy më tepër sesa Kamza Basket e vendit të 4-t.
Kampionatit Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 7-të
(3 dhjetor 2016)
Të shtunën:
Teuta – Ardhmëria Basket 71-52
Flamurtari – Vllaznia 81-88
Tirana – Kamza Basket 113-90
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 7 7 0 632-474 14
- Teuta 7 5 2 539-436 12
- Vllaznia 7 4 3 519-496 11
- Kamza Basket 7 3 4 536-556 10
- Ardhmëria Basket 7 2 5 464-445 9
- Flamurtari 0 7 345-629 8