AlbanianSport.com 26.11.2016 07:05
ASNN – Vazhdojnë goleadat tek futbolli i femrave, ku Vllaznia duket se nuk ka kundërshtar në garë. Shkodranet kanë arritur fitoren e 6-të radhazi, ndërsa kanë arritur në kuotën e 58 golave të shënuar dhe asnjë të pësuar.
Ndërkohë, në takimet e javës së 6-të, Dajti shënon suksesin e parë, Kinostudio dhe Apolonia si “lojë tenisi”. Kinostudio e ka pasur më shumë se sa të lehtë ta mundë Teutën, që shënon vetëm në fund.
Edhe Apolonia ka luajtur “tenis” në Korçë, teksa ka fituar 6-0 me Skënderbeun, që nuk është më si një vit më parë. Faktet flasin vetë, ndërsa në gjashtë javë, Skënderbeu ka vetëm një fitore 2-1 me Dajtin dhe 5 humbje.
Ndërkohë që Dajti ka gjetur fitoren e parë, ndërsa ka mundur 3-1 The Door, skuadër e cila është kthyer në një “tabelë qitjeje” nga të gjithë, sot luhet edhe ndeshja e fundit e javës së 6-të, ajo midis Juban Danjës dhe Akademisë AAS
Kampionati i 8-të Kombëtar
i Futbollit për Femra
Java e 6-të
(26 nëntor 2016)
Të premten:
Kinostudio – Teuta 6-1
Dajti – The Door 3-1
Skënderbeu – Apolonia 0-6
Vllaznia – Tirana AS 5-0
Të shtunën:
Juban Danja – Akademia AAS
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Vllaznia 6 6 0 0 58-0 18
- Apolonia 6 5 1 0 24-2 16
- Tirana AS 6 4 1 1 27-8 13
- Kinostudio 6 3 1 2 39-9 10
- Akademia AAS 5 2 1 2 21-14 7
- Juban Danja 5 2 1 2 14-18 7
- Teuta 6 2 1 3 10-21 7
- Dajti 6 1 0 5 6-34 3
- Skënderbeu 6 1 0 5 3-54 3
- The Door 6 0 0 6 4-46 0