AlbanianSport.com 17.03.2016 08:50
ASNN – Pasi janë mundur në gjysmëfinale 2-3 nga Teuta dhe kanë fituar me vështirësi për vendin 3-4 në Kupën e Shqipërisë, 3-2 ndaj Tiranës, dje shkodranët janë mundur 2-3 në kampionat nga Farka Volej.
Në fakt, me atë nisje pozitive e krejt shpërthyese, kur djemtë kuqeblu të drejtuar nga trajneri i tyre Artan Kalaja kaluan me sukses dy setet e parë të ndeshjes, të parin 25-13 dhe të dytin 25-22, u duk se Vllaznia do të niste të reflektonte në kampionat për të përligjur atë paraqitje dinjitoze që kanë bërë në gjysmën e parë të sezonit, teksa kanë qenë lider të kampionatit.
Por nuk ka ndodhur ashtu, sepse më pas loja ka marrë tjetër rrjedhë dhe skuadra e Dritan Bardhit ka përmbysur gjithçka në 3-2. Ndërkaq, Tirana është rikthyer tek fitorja pas gjashtë humbjeve radhazi, katër në kampionat dhe dy në Kupën e Shqipërisë.
Por në fakt dhe ka bërë eksperimente, sidomos në setin e tretë, atje ku i është dashur punë e madhe për ta përmbysur epërsinë e elbasanasve. Në takimin e fundit të javës së 15-të të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Meshkuj, Teuta ka mundur 3-0 Skënderbeun.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 15-të
(16 mars 2016)
Teuta – Skënderbeu 3-0
Tirana – Elbasani 3-0
Vllaznia – Farka Volej 2-3
Studenti pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Studenti 12 10 2 32-13 28
- Vllaznia 13 9 4 31-20 27
- Tirana 13 8 5 29-17 26
- Farka Volej 13 8 5 28-20 23
- Teuta 13 8 5 29-22 23
- Skënderbeu 13 2 11 9-34 6
- Elbasani 13 0 13 7-39 2