AlbaniaSport.net 22.01.2015 14:40
ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet si Grupi A1, ka luajtur të shtunën të gjitha ndeshjet e javës së tij të 13-të dhe duhet theksuar se këto javë të fundit të sezonit të fundit po luhen për procedurë, sepse tashmë janë konfirmuar 4 skuadrat që do të vazhdojnë më tej në “play-off”-in final për titullin “kampion”.
Barleti Voleji ka mundur 3-0 Studentin dhe vazhdon të kryesojë, në kuotën e 39 pikëve, 4 më tepër sesa Tirana, e cila ka triumfuar 3-1 në derbin me Partizanin, që pavarsisht humbjes, mban vendin e 3-të, me 28 pikë. Tri pikë pas të kuqeve kryeqytetase renditet Teuta, e cila fitoi 3-0 në Shkodër ndaj Vllaznisë vendase dhe mban vendin e 4-t, duke plotësuar edhe grupin e skuadrave që shkojnë në “play-off”.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e 13-të
(21 mars 2015)
Skënderbeu – Flamurtari 3-0
Partizani – Tirana 1-3
Barleti Volej – Studenti 3-0
Vllaznia –Teuta 0-3
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 13 13 0 39-2 39
- Tirana 13 12 1 37-7 35
- Partizani 13 9 4 30-13 28
- Teuta 13 8 5 26-15 25
- Skënderbeu 13 5 8 16-26 15
- Vllaznia 13 3 10 11-31 9
- Flamurtari 13 2 11 6-36 5
- Studenti 13 0 13 3-39 1