AlbanianSport.com 26.03.2017 08:15
ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga, ka luajtur dje ndeshjet e javës së 19-të të saj, që është edhe java e parafundit e sezonit të rregullt.
Në takimin e zhvilluar në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, Ardhmëria Basket e ka befasuar Tiranën në pjesën e parë, teksa është shkëputur deri në 7 pikë diferencë dhe, më pas, bardheblutë mezi kanë rikuperuar, duke fituar 100-69.
Edhe Vllaznia vijon të fitojë javë pas jave, duke shkuar të qetë drejt mbylljes së fazës së dytë. Mbrëmë, basketbollistët kuqeblu, të drejtuar nga dyshja Sarin-Gjeçaj, fituan ndaj Kamza Basket, 84-61.
Teuta kalon pa shumë vështirësi në Vlorë, në një ndeshje që deri diku ka pasur rivalitet.
E kjo vetëm në pjesën e parë, sepse më pas gjithçka ka qenë në favor të Teutës, e cila nuk ka lënë asnjë hapësirë për Flamurtarin në fushën e lojës, duke fituar 41-69.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 19-të
(25 mars 2017)
Të shtunën:
Tirana – Ardhmëria Basket 100-69
Vllaznia – Kamza Basket 84-61
Flamurtari – Teuta 41-69
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 19 17 2 1827-1270 36
- Vllaznia 19 14 5 1512-1266 33
- Teuta 19 13 6 1427-1309 31
- Kamza Basket 19 8 11 1404-1511 27
- Ardhmëria Basket 19 6 13 1313-1292 25
- Flamurtari 19 0 19 930-1766 19