Gjergj Vyshka 01.02.2016 17:05
Ajo që ka rëndësi për basketbollin shqiptar është rikthimi i Kampionatit Kombëtar të Paratërejave. Pesë skuadra sot jo vetëm që janë një element i domosdoshëm për kombëtaren e kësaj moshe, por nesër do të nxisin dhe të tjerët për krijimin e skuadrave të tilla që do të jenë furnizim për të rejat e më pas dhe të rriturve.
Vllaznia dhe Superior Klima e kanë nisur me këmbë të mbarë garën. Kështu basketbolli shqiptar, duke lënë mënjanë kombëtaren e femrave, që shpejt do të nisë përgatitjet për ndeshjet me Britaninë e Madhe dhe Italinë, duket se do të jetë në qendër të vëmendjes sportive.
Edhe sepse faza e tretë meshkuj dhe femra nis vetëm në fund të shkurtit, më 26-28 shkurt.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Nën-16-vjeçaret
Java e parë
(31 janar 2016)
Vllaznia – Studenti 51-20
Goga Basket – Superior Klima 16-88
Horizonti Basket pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Superior Klima 1 1 0 88-16 2
- Vllaznia 1 1 0 51-20 2
- Studenti 1 0 1 20-51 1
- Goga Basket 1 0 1 16-88 1
- Horizonti Basket 0 0 0 0-0 0