Gjergj Vyshka 29.10.2016 07:00
Partizani në basketboll për meshkuj, që drejtohet nga Arben Fagu dhe Elvis Ismeti, tashmë është një skuadër në kategorinë e parë për rekord. Dje ka regjistruar fitoren e tretë në kampionat e duke llogaritur dhe suksesin e Kupës, atëherë me 4 suksese radhazi skuadra dëshmon se është në rrugë të mbarë.
Nëse të mërkurën në përballjen me Apoloninë ka fituar me vetëm 26 pikë, 72-46, dje skuadra e të kuqve është lëshuar “pa duar” e krejtësisht “pa frena”. Sepse ka regjistruar fitoren më të thellë të këtyre 3 javëve kampionat, duke llogaritur edhe Superligën e meshkujve, por dhe atë të femrave.
Ka fituar me plot 67 pikë diferencë, atje ku ka mbetur vetëm Laçi pa shënuar. E në këtë mënyrë, teksa Fagu e Ismeti nuk kanë lënë askënd pa aktivizuar, Partizani ka dëshmuar se tashmë ka dhe stol. Apolonia, përtej dëshirës, ndërsa ka mbërritur në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” gati një orë përpara ndeshjes, ka dëshmuar se nuk mund të përballojë 3 ndeshje brenda një jave.
Ka luajtur të premten e kaluar në “Asllan Rusi” përballë Eagles Basket, të mërkurën po në “Asllan Rusi” me Partizanin në Kupën e Shqipërisë e dje përsëri me të kuqtë në “Asllan Rusi” për kampionat. Madje inspektori i të kuqve, Elton Stafa, ka treguar se kanë qenë të gatshëm edhe ta shtyjnë ndeshjen për dy ditë.
Por Apolonia ka qenë ajo që ka dashur “ta heqë qafe”, ndonëse nuk ka pasur fuqi të përballojë asgjë.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 3-të
(28-29 tetor 2016)
Të premten:
Partizani – Apolonia 104-37
Të shtunën:
Elbasani – Tirana Eagles Basket ora 17:00
Skënderbeu pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Partizani 3 3 0 261-155 6
- Apolonia 3 1 2 153-238 4
- Tirana Eagles Basket 1 1 0 69-42 2
- Skënderbeu 2 0 2 128-161 2
- Elbasani 1 0 1 55-70 1