Gjergj Vyshka 07.03.2015 11:35
Barleti Volej ka qenë si për shëtitje dje në Shkodër, ndërsa në harkun kohor të një ore e ka përfunduar ndeshjen e saj të radhës, atë të javës së 11-të të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për femra, me Vllazninë.
Diferencat mes skuadrës së Hasan Gurabardhit dhe shkodraneve janë të mëdha, aq sa dy setet e para kanë ikur pa u ndjerë. 13-25 dhe 9-25 për tiranaset, të cilat janë shumë pranë fitores së tyre.
Në të tretin janë aktivizuar lojtaret e stolit për Barletin Volej dhe ka një farë reagimi për Vllazninë. Por në fund sërish setin e fiton skuadra e Gurabardhit, 16-25 dhe të gjithë ndeshjen 3-0. Sot luhem 3 takimet e tjera të kësaj jave.
Vllaznia – Barleti Volej 0-3
(13-25, 9-25, 16-25)
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Java e 11-të
(6-7 mars 2015)
Të premten:
Vllaznia – Barleti Volej 0-3
Të shtunën:
Skënderbeu – Tirana ora 12:00
Flamurtari – Teuta ora 14:00
Partizani – Studenti ora 15:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 11 11 0 33-2 33
- Tirana 10 9 1 28-6 26
- Partizani 10 8 2 26-7 25
- Teuta 10 5 5 17-15 16
- Skënderbeu 10 4 6 13-20 12
- Vllaznia 11 3 8 11-25 9
- Flamurtari 10 1 9 3-29 2
- Studenti 10 0 10 2-30 1