Gjergj Vyshka 08.10.2016 07:55
Barleti Volej ka luajtur ndeshjen e saj më të mirë në këtë fillimsezoni, jo vetëm sepse ka fituar 3-0 me Partizanin, por sepse këtë të fundit e ka ulur me këmbë në tokë. Skuadra e të kuqeve, edhe duke bërë përforcime në merkaton e verës të tilla si Esmeralda Tuci, Kejsi Matraku, Dhimitra Kole, Ergysa Blloku, Pirra, kishte ardhur me pretendime në këtë përballje ndaj kampioneve në fuqi të volejbollit të femrave.
Por fundi i lojës, diferencat në fushë, treguan gjë tjetër, ndërsa Partizani, të paktën tani, është shumë larg idesë për t’i bërë sfidë Barletit Volej. Madje të tilla diferenca kanë qenë të pranishme në setin e tretë, që Barleti Volej e ka fituar 25-8. Barleti Volej ka qenë shumë e përqendruar në veprimet e saj.
Organizimi perfekt i Xhekës, por dhe loja shumë e mirë e kapitenes Braho, Begos, Picakut dhe Haskut ka zhvlerësuar gjithçka të Partizanit. Është munduar Tuci, Kole dhe Matraku, por Partizani ka qenë shumë larg. Dy takimet e tjera të javës së dytë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra luhen sot.
Dhe, duke nisur nga ora 15:00, Tirana pret në kryeqytet Elbasanin, ndërsa një orë më vonë, Teuta përballet në Korçë me Skënderbeun. Takimi i fundit, ai Vllaznia-Lushnja, është shtyrë për të martën pasdreke,
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A1
Java e dytë
(7-11 tetor 2016)
Të premten:
Partizani – Barleti Volej 0-3
Të shtunën:
Tirana – Elbasani ora 15:00
Skënderbeu – Teuta ora 16:00
Të martën:
Vllaznia – Lushnja ora 14:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Barleti Volej 2 2 0 6-0 6
- Partizani 2 1 0 3-3 3
- Teuta 1 1 0 3-2 2
- Vllaznia 1 1 0 3-2 2
- Skënderbeu 1 0 1 2-3 1
- Tirana 1 0 1 2-3 1
- Elbasani 1 0 1 0-3 0
- Lushnja 1 0 1 0-3 0