AlbanianSport.com 06.10.2014 09:15
ASNN – Kreu i grupeve bëhet katërsh, E Para, një ëndërr për të gjithë. Skuadra pas dy javësh nisin të diferencohen me njëra-tjetrën duke dalluar pretendentët. Erzeni dhe Korabi në Grupin A dhe Gramshi e Turbina në Grupin B, kryesim me pikë të plota
Niveli i tretë i futbollit shqiptar, që njihet si Kategoria e Dytë, ka luajtur në fundjavë ndeshjet e javës së dytë në të dy grupet e tij, dhe, në grupin A, apo në grupin e Veriut, Erzeni dhe Korabi kanë ruajtur bilancin e 100 % fitoreve.
Shijakasit mundën 3-0 Skraparin në fushën e kësaj të fundit, ndërsa Korabi nuk gaboi në shtëpi me Shënkollin, duke fituar me nga një gol të shënuar për secilën pjesë loje. Dy ekipet kryesojnë me nga 6 pikë, të ndjekura nga Luzi 2008 dhe Albpetroli, me 2 pikë më pak.
Ndërkaq, në grupin B, Gramshi dhe Turbina kanë korrur fitoren e dytë në po aq javë kampionat, duke kryesuar renditjen me pikë të plota. Gramshiotët shpartalluan plotësisht Këlcyrën me rezultatin e thellë 5-0, ndërsa Turbina ka fituar minimalisht në Devoll me Bilisht Sportit.
Kategoria e Dytë
Grupi A
Java e dytë
(5-6 tetor 2014)
Olimpik – Luzi 2008 1-1
Korabi – Shënkolli 2-0
Domosdova – Sukthi 0-1
Skrapari – Erzeni 0-3
Teuta B – Albpetroli 0-0
Partizani B – Vora (sot)
Tirana B pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Erzeni 2 2 0 0 7-2 6
- Korabi 2 2 0 0 4-1 6
- Luzi 2008 2 1 1 0 4-2 4
- Albpetroli 2 1 1 0 2-0 4
- Shënkolli 2 1 0 1 3-2 3
- Sukthi 2 1 0 1 2-2 3
- Teuta B 2 0 2 0 0-0 2
- Vora 1 0 1 0 0-0 1
- Olimpik 2 0 1 1 1-4 1
- Tirana B 1 0 0 1 1-3 0
- Domosdova 2 0 0 2 2-5 0
- Skrapari 2 0 0 2 0-5 0
- Partizani B 0 0 0 0 0-0 0
Grupi B
Java e dytë
(5 tetor 2014)
Gramshi – Këlcyra 5-0
Delvina – Memaliaj 0-1
Orikumi – Tepelena 3-2
Gramozi – Egnatia 1-0
Bilisht Sporti – Turbina 0-1
Përmeti – Himara 1-1
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Gramshi 2 2 0 0 6-0 6
- Turbina 2 2 0 0 4-0 6
- Himara 2 1 1 0 5-3 4
- Egnatia 2 1 0 1 2-1 3
- Tepelena 2 1 0 1 6-6 3
- Gramozi 2 1 0 1 1-1 3
- Memaliaj 2 1 0 1 3-4 3
- Orikumi 2 1 0 1 3-5 3
- Këlcyra 2 1 0 0 1-5 3
- Përmeti 2 0 1 1 4-5 1
- Delvina 2 0 0 2 0-2 0
- Bilisht Sporti 2 0 0 2 0-3 0