AlbanianSport.com 11.12.2016 12:25
ASNN – Edhe niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Kategoria e Parë, i ka luajtur dje të dy ndeshjet e javës së saj të 8-të. Partizani nuk ka gabur në Vlorë, pasi fiton ndaj Apolonisë duke shfrytëzuar kryesisht lojën e mirë në 10 minutat e para.
Ndeshja nuk i ka shpëtuar as tensionit të krijuar në fund të 10 minutave të treta. Aq sa rrezikohej të kishte dhe përplasje fizike mes lojtarëve të të dyja skuadrave. Por gjithçka është zgjidhur qetësisht nga gjyqtarët dhe trajnerët dhe, në fund, të kuqtë fitojnë 64-55 dhe shkëputen në krye të renditjes, në kuotën e 14 pikëve.
Ndërkohë, Elbasani ka befasuar në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, teksa ka mundur Tirana Eagles Basket, madje me 10 pikë diferencë. Nga një pjesë e parë e fituar nga skuadra vendëse 14-9, në përmbysjen finale 59-69 për Elbasanin, që kështu u rikthehet pretendimeve për të qenë të paktën në “Play-off”-in për Superligën.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 8-të
(10 dhjetor 2016)
Tirana Eagles Basket – Elbasani 59-69
Apolonia – Partizani 55-64
Skënderbeu pushim
Renditja
Nr Skuadra N F H Psh-Pp Pikë
- Partizani 7 7 0 523-338 14
- Tirana Eagles Basket 6 4 2 392-342 10
- Apolonia 7 2 5 382-505 9
- Elbasani 6 2 4 367-422 8
- Skënderbeu 6 1 5 367-424 7