AlbanianSport.com 09.11.2014 07:05
ASNN – Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e Parë, luajti dje ndeshjet e javës së 6-të dhe, në Grupin A, gjithçka ka mbetur e njëjtë në krye. Besëlidhja nuk ka gabuar edhe në Kavajë, duke evituar “in extremis” dështimin e parë në këtë kampionat.
Ndërsa në grupin e jugut Butrinti është frenuar me barazim të bardhë në fushën e vet kundrejt lushnjarëve të Banos, rezultat ky nga i cili kanë përfituar kryeqytetasit e Dinamos, që kanë marrë kreun. Në Kavajë, lezhjanët kanë përmbysur disavantazhin e hershëm, ku Jakupi dhe Malo kanë bërë të pavlefshëm golin e Çelhakës për vendësit.
Tensioni ka qenë i madh në këtë sfidë, ku kryesori, gjyqtari i FIFA-s Lorenc Jemini, nuk ka kursyer edhe kartonin e kuq. Shkak është bërë goli i vonë i Malos, për të cilin verdhezinjtë kanë pretenduar se ka ardhur në pozicion jashtë loje. Ndërkaq, Mamurrasi ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Veleçikut, duke ruajtur bashkëkryesimin me Besëlidhjen. Tërbuni ndjekës e ka nxjerrë fitoren me “shpirt ndër dhëmbë”, edhe pse luante në fushën e vet ndaj Adës së Velipojës. Kartonë të kuq edhe në këtë ballafaqim, ashtu si edhe në Berat e Sarandë. Pra, kjo javë është “skuqur”. Kastrioti ka gjetur fitoren e parë në këtë kampionat, ndaj matjanëve.
Kamza dhe Iliria kanë ndarë nga një pikë mes tyre. Ndërsa në të ashtuquajturin grupi i jugut, kreu ka ndryshuar “pronar”. Barazimi në shtëpi i Butrintit me Lushnjën ka bërë që të parakalohet nga blutë kryeqytetas. Dinamo ka fituar 3-1 ndaj Shkumbinit, kurse Pogradeci ka frenuar me barazimin 1-1 Sopotin.
Ky rezultat i ka lejuar librazhdasit të bashkëkryesojnë me pikë të barabarta, nga 12 të tilla, me blutë e Dritan Mehmetit. Ndeshja e Cërrikut ka filluar me vonesë, për shkak se forcat e rendit nuk ishin të pranishme. Tomori-Bylis ka përfunduar me barazimin 1-1, kurse Luftëtari i falet korçarit Erlis Frashëri, që shënon golin e vetëm dhe mund Naftëtarin.
Kategoria e Parë
Grupi A
Java e 6-të
(8 nëntor 2014)
Besa – Besëlidhja 1-2
Mamurrasi – Veleçiku 2-1
Kastrioti – Burreli 1-0
Tërbuni – Ada Velipojë 2-1
Kamza – Iliria Fushë-Krujë 1-1
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Besëlidhja 6 5 1 0 13-2 16
- Mamurrasi 6 5 1 0 12-2 16
- Tërbuni 6 4 2 0 10-5 13
- Veleçiku 6 3 0 3 6-8 9
- Iliria Fushë-Krujë 6 2 2 2 8-7 8
- Kamza 6 1 2 3 3-7 5
- Kastrioti 6 1 2 3 2-7 5
- Besa 6 0 4 2 6-9 4
- Burreli 6 1 0 5 2-7 3
- Ada Velipojë 6 1 0 5 2-11 3
Shënuesit më të mirë:
4 gola: Malo (Besëlidhja); Fonseka (Mamurrasi)
3 gola: Allamani (Besëlidhja); Ajazi (Iliria); Çelhaka (Besa)
2 gola: Myftaraj (Burreli); Marashi, Jakupi (Besëlidhja); Çutra, Mone, Lekaj (Tërbuni); Abraham (Mamurrasi); Banushaj (Veleçiku); Tali (Kastrioti)
1 gol: Doçi, Goxhaj, Balluku, Pasha, Kurti (Iliria); Karapici, Lala, Sulollari (Mamurrasi); Xhorxheviç, Dibra (Besëlidhja); Sallaku, Lushkja, Krasniqi (Besa); Tafa, Djarmati, Mziu, Agastra (Tërbuni); Xhemalaj, Udoh (Kamza); Nika, Ferhati (Ada); Liftja (Veleçiku)
Grupi B
Java e 6-të
(8 nëntor 2014)
Dinamo – Shkumbini 3-1
Butrinti – Lushnja 0-0
Luftëtari – Naftëtari 1-0
Tomori – Bylis 1-1
Sopoti – Pogradeci 1-1
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Dinamo 6 3 3 0 9-4 12
- Butrinti 6 3 2 1 7-1 11
- Sopoti 6 2 4 0 6-4 10
- Tomori 6 2 3 1 5-6 9
- Lushnja 6 2 2 2 6-4 8
- Bylis 6 2 2 2 6-6 8
- Pogradeci 6 2 2 2 4-5 8
- Luftëtari 6 2 1 3 4-7 7
- Shkumbini 6 1 0 5 6-10 3
- Naftëtari 6 0 3 3 3-9 3
Shënuesit më të mirë:
4 gola: Turdiu (Dinamo)
3 gola: Pengu (Pogradeci); Frashëri (Luftëtari)
2 gola: Raboshta, Mustafaj (Butrinti); O.Idrizaj (Tomori); Polisi, Kastrati (Sopoti); Sulkja, A.Magani (Shkumbini); Gjonbrati (Bylis); Rezi (Dinamo)
1 gol: Aliaj, Hoxhaj, Sako, Shehaj (Bylis); Shkalla, Imami, Arifaj (Dinamo); Lezi, Cake (Sopoti); Bishaj, G.Arbëri (Tomori); Daci, Kopaçe, Hima (Naftëtari); Lluca, E.Magani (Shkumbini); Branica, Dervishi, Allkanjari, Ruço, Topi, Baze (Lushnja); Bazaj, Rugji, Muço (Butrinti); Rexha, Frashëri (Luftëtari); Laçka (Pogradeci)