AlbanianSport.com 24.03.2016 09:40
ASNN – Janë luajtur dje të gjitha ndeshjet e javës së 17-të të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Meshkuj dhe një fitore e thellë dhe e pastër e bardhebluve të Ilo Kojës ka ndryshuar tërësisht situatën në renditjen e meshkujve duke i zbritur kampionët në fuqi, Studentin, në vendin e tretë. E lëkundur situata në ekipin e Ylli Tomorit pas dëmtimit të Vuldijevit.
Farka Volej ka bërë edhe një hap tjetër drejt “play-off”-it, ndërsa duke shfrytëzuar maksimalisht fitoren me Elbasanin, por dhe pushimin e Teutës, dje ka arritur të shkëputet tre pikë diferencë në renditje prej durrsakëve. Në përgjithësi ka qenë një ndeshje e dominuar nga Farka Volej, ndërsa Elbasani, përtej dëshirës, e kishte të vështirë të bënte diferencën.
Në takimin e fundit të javës, volejbollistët shkodranë duket se po rikthehen në normalitetin e tyre, sepse, pas humbjes në shtëpi me Farka Volej dhe dështimit në fazën finale t e Kupës së Shqipërisë, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja realizuan dy fitore radhazi, njëra në fushë të huaj dhe tjetra në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”. Kjo e fundit, e luajtur dje në mesditë, ishte ai triumf 3-0 ndaj Skënderbeut.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 17-të
(23 mars 2016)
Vllaznia – Skënderbeu 3-0
Farka Volej – Elbasani 3-0
Tirana – Studenti 3-0
Teuta pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Vllaznia 15 11 4 37-20 33
- Tirana 15 10 5 35-17 32
- Studenti 14 11 3 35-17 31
- Farka Volej 14 9 5 31-20 26
- Teuta 14 8 6 30-25 23
- Skënderbeu 15 2 13 9-40 6
- Elbasani 15 0 15 7-45 2