AlbanianSport.com 10.04.2016 09:15
ASNN – Janë luajtur dje ndeshjet e javës së 17-të të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga. Kamza Basket ia ka marrë dorën Tiranës, trajneri Muhametaj ndëshkohet me teknik përjashtimi.
Në prani të “Fanatiksave” të rinj, bardheblutë e Roland Avramit përsëri nuk ia kanë dalë të jenë fitues. 66-56 për kamzalinjtë, ndërsa janë dy humbje radhazi për bardheblutë e kryeqytetit, që duken në krizë.
Ndërkohë, Vllaznia ka bërë detyrën, teksa ka fituar ndaj Partizanit 92-73, duke mbetur në vendin e dytë, me 30 pikë, dy më pak sesa kryesuesja Kamza Basket. Së fundit, ka ardhur një fitore morali për Teutën në Vlorë, me shifrat 72-54.
Durrsakët e kanë siguruar tashmë qëndrimin në Superligë, madje dhe “play-off”-in, kurse vlonjatët do të duhet të luftojnë në “play-out” me vendin e dytë të Kategorisë së Parë, për të mbetur mes më të mirëve të basketbollit shqiptar.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 17-të
(9 prill 2016)
Tirana – Kamza Basket 56-66
Vllaznia – Partizani 92-73
Flamurtari – Teuta 54-72
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kamza Basket 17 15 2 1229-1007 32
- Vllaznia 17 13 4 1214-1053 30
- Tirana 17 11 6 1268-1105 28
- Teuta 17 8 9 1256-1196 25
- Flamurtari 17 3 14 1027-1330 20
- Partizani 17 1 16 1032-1235 18