AlbanianSport.com 21.02.2015 16:50
ASNN – Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që njihet si Kategoria e Parë ka luajtur të gjitha ndeshjet e javës së 15-të në të dy grupet, si në atë të Veriut, ashtu edhe në atë të Jugut. Pavarsisht se e lejuar në mënyrë të pakuptimtë që ta luajë ndeshjen zyrtare aty ku kundërshtari i sotëm zhvillon rregullisht stërvitjen, Ada e Velipojës ka kapitulluar pa kushte, duke u mundur nga kryesuesja e grupit A, Tërbuni, i cili ka “shpartalluar” me 7 gola.
Pukjanët e siguruan fitoren që në 45 minutëshin e pjesës së parë, me rezultat 0-3. Por, nuk kanë mjaftuar, në të dytën djemtë e Plorit rikthehen dhe më optimiste duke shënuar dhe 4 të tjerë. Me këtë fitore Tërbuni ruan vendin e parë në renditje, me 39 pikë, i ndjekur pas nga Mamurrasi, me një pikë më pak, pas fitores që arriti ndaj koplikasve në “shtëpinë” e këtyre të fundit, me rezultatin 0-2. Pas Adës së Velipojës, e cila ndeshjen e saj me Tërbunin e luajti në Pezë-Helmës, atje ku skuadra pukjane stërvitet përditë, edhe Veleçiku ka pranuar ta bëjë të njëjtën gjë.
Që do të thotë se ndeshjen e saj si pritëse me Mamurrasin e ka luajtur në fushën e kësaj të fundit, në shkelje flagrante të moralit të garës. Hapin e kreut e kanë ruajtur edhe lezhjanët, të cilët regjistrojnë fitoren e dytë radhazi, duke arritur në kuotën e 35 pikëve. Kanë qenë golat e Xhorxheviçit dhe Marashit që i ka dhënë fitoren ekipit të Besëlidhjes, ndërsa kavajasit luajtën rreth 20 minuta të pjesës së dytë me 10 lojtarë pas daljes së kapitenit nga loja ne karton të kuq.
Ndërka sfida mes Burrelit dhe Kastriotit është mbyllur në favor të vendasve në shifrat 3-1. Krutanët e nisën mirë duke shënuar të parët me anë të Sulejmanit në minutë e 47-të, por matjanët përmbysin gjithçka me atë të Piranit, i cili ka shënuar dy herë në portën kundërshtarë, ndërsa kapiteni Mata i ka vënë “kapakun” fitores në minutën e 76-të. E vetmja sfidë që nuk ka pasur gola, madje dhe pak raste, ka qenë ajo mes Ilirisë së Fushë-Krujësit dhe Kamzës, që është ndarë me rrjeta të paprekura.
Kategoria e Parë
Grupi A
Java e 15-të
Të shtunën:
Iliria Fushë-Krujë – Kamza 0-0
Stadiumi “Redi Maloku”, Fushë-Krujë
Ada Velipojë – Tërbuni 0-7
Shënues: Kepi 8′, Djarmati 35′, Mziu 43′,
Kabuni 48′, Greca 53′, 67′, 85′
Kompleksi “Internacional”, Pezë-Helmës
Besëlidhja – Besa 2-0
Shënues: Xhorxheviç 35’, Marashi 66’
Stadiumi “Besëlidhja”, Lezhë
Veleçiku – Mamurrasi 0-2
Shënues: Fonseka 27′, 66′
Fusha Sportive, Mamurras
Burreli – Kastrioti 3-1
Shënues: Pirani 69′, 72′, Mata 76′ / Sulejmani 47′
Fusha Sportive “Liri Ballabani”, Burrel
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Tërbuni 15 12 3 0 28-6 39
- Mamurrasi 15 12 2 1 29-7 38
- Besëlidhja 15 11 2 2 31-8 35
- Burreli 15 6 1 8 18-21 19
- Iliria Fushë-Krujë 15 4 5 6 12-13 17
- Kamza 15 4 4 7 11-22 16
- Kastrioti 15 3 4 8 10-18 13
- Besa 15 2 6 7 15-23 12
- Ada Velipojë 15 3 2 10 16-34 11
- Veleçiku 15 3 1 11 10-29 10