AlbanianSport.com 26.03.2017 12:15
ASNN – Edhe niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet ndryshe si Grupi A2, ka luajtur dje ndeshjet e javës së tij të 10-të, ku, për efekt kalendari, Apolonia ka qenë pushim.
Korabi, që tanimë e ka siguruar edhe matematikisht ngjitjen në një nivel më lart, në Grupin A1, sezonin e ardhshëm, ka fituar në 3 sete në fushën e vet ndaj Mirditës, duke u ngjitur kështu në kuotën e 21 pikëve, në vendin e parë.
Dibranët janë 6 pikë përpara ndjekëses më të afërt, Flamurtarit, që me fitoren në sete në Divjakë përballë skuadrës vendase, ka kapërcyer mbi renditje Apoloninë dhe tanimë mban vendin e dytë, me dy pikë më tepër sesa fieraket.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A2
Java e 10-të
(25 mars 2017)
Divjaka – Flamurtari 0-3
Korabi – Mirdita 3-0
Apolonia pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Korabi 8 7 1 22-4 21
- Flamurtari 8 5 3 16-11 15
- Apolonia 8 4 4 17-14 13
- Mirdita 8 4 4 13-15 11
- Divjaka 8 0 8 0-24 0