Luhen të parat e gjysmëfinaleve, Barleti Volej & Tirana, fitore me kontraste

Share Button

Volejboll-Kupa-e-Shqiperise-logo-femra

AlbanianSport.com 13.04.2016 22:05

ASNN – Janë luajtur dje ndeshjet e para të gjysmëfinaleve të “play-off”-it për titull të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra dhe Tirana dhe Barleti Volej kanë korrur fitore, duke hedhur një hap drejt finales së madhe.

Tirana ka hequr të “zijtë e ullirit” me Skënderbeun në gjysmëfinalen e parë, pasi korçaret, në dukje pak të interesuara për të vajtur më larg se vendi i tretë në këtë kampionat kanë qenë gati për t’u bërë “gjëmën” vajzave bardheblu.

Dëmtimi i organizatores Grabocka në avantazhin e korçareve 11-18 në setin e parë duket se i ka prishur punë skuadrës së Tatjana Marashit, e cila edhe në setin e tretë në avantazhin 20-24 s’e bën dot hapin e madh.

Bardheblutë shumë vuajtje në këtë sfidë gjysmëfinale për titull, por sidoqoftë fitojnë 3-0 në kryeqytet dhe shkojnë në Korçë për ta mbyllur gjithçka në ndeshjen e dytë. Ndërkaq, kampionet në fuqi të volejbollit të femrave në vend janë rikthyer tek fitorja.

Madje ndaj Teutës, në gjysmëfinalen e parë për titullin “kampion”, Barleti Volej ka provuar dhe rezervat. Ka munguar lojtarja e lirë Fagu, por dhe Shabaku, ndërsa pjesa tjetër është aktivizuar e gjitha nga trajneri Gurabardhi, duke fiksuar fitoren 3-0.

 

Kampionati Kombëtar

i Volejbollit – Femra

 

Kalendari i gjysmëfinaleve të

“play-off”-it për titullin “kampion”

 

Të mërkurën, 13 prill 2016:

Tirana – Skënderbeu           3-0      (1-0)

(26-24, 25-20, 26-24)

 

Barleti Volej – Teuta                        17:00

 

Të shtunën, 16 prill 2016:

Skënderbeu – Tirana                      14:00

Teuta – Barleti Volej                        17:00

 

Të martën, 18 prill 2016:

(nëse do të jetë e nevojshme)

Tirana – Skënderbeu                      14:00

Barleti Volej – Teuta                        17:00

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh