AlbanianSport.com 12/03/2020 21:40
ASNN – Mançester Junajtid, fitore të thellë në Austri, Bazeli shtang Eintrahtin në Frankfurt. Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Kampioneve, ka vijuar me takimet e para të turit të 16-shes dhe të enjten në mbrëmje janë luajtur 3 nga 4 takimet e çifteve të para. Takimi Sevilja-Roma është shtyrë, ashtu sikundër është shtyrë edhe takimi që supozohej të luhej duke nisur nga ora 21:00, midis Interit dhe Hetafesë.
Përtej epidemisë së koronavirusit, që tanimë ka marrë përmasa globale, veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Kampioneve, ka vijuar me takimet e para të turit të 16-shes dhe të enjten në mbrëmje janë luajtur 3 nga 4 takimet e çifteve të para. Në 3 takimet e luajtura më herët të enjten, spikatën fitoret bindëse në fushë të huaj që arriti Mançester Junajtid dhe Bazeli.
Anglezët e kanë nisur gjithçka në pjesën e parë përballë austriakëve të Linzer ASK-së, duke e mbyllur këtë 45-minutësh me një epërsi minimale, falë golit të Ighalos. Pjesa e dytë ka sjellë edhe 4 gola të tjerë dhe “Djajtë e kuq” sigurojnë një fitore 5-0 dhe bashkë me të, sipas të gjithasave, edhe vendin në çerekfinale të Ligës së Evropës. Kështu ka bërë edhe Bazeli, që ka fituar 3-0 në Frankfurt ndaj Eintrahtit vendas.
Edhe në këtë ndeshje, pjesa e parë solli një gol të vetëm të helvetëve, ndërsa dy golat e tjerë u shënuan në pjesën e dytë. Ndërkaq, takimi i 3-të, ai midis Istambul Bashakshehirit dhe FC Kopenhagës, u fitua nga turqit me një gol të vetëm, të realizuar dy minuta para fundit. Ndeshjet e kthimit luhen pas një jave, por organizmi që qeveris futbollin evropian, UEFA, do të vendosë të martën për fatin e veprimtarive të saj, duke patur parasysh epideminë e koronavirusit.