AlbanianSport.com 31.01.2015 13:05
ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit, e cila ka nisur të premten me takimin Tirana-Flamurtari, që u fitua nga kryeqytetasit me rezultatin 1-0, i luan sot të gjitha ndeshjet e tjera.
Kështu, duke nisur nga ora 14, luhen 3 takime dhe Vllaznia është mysafire në Durrës, për t’u ndeshur me Teutën, ndërsa në Kukës, skuadra vendase përballet me Elbasanin. Po duke nisur nga ora 14:00, Skënderbeu përballet në Korçë me Laçin.
Ndërkaq, java e 20-të mbyllet me takimin e orës 17:00, midis Apolonisë dhe Partizanit. Kjo ndeshje, që do të luhet në Stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Aktualisht, renditjen e Kategorisë Superiore e kryesojnë Tirana dhe Kukësi, me nga 41 pikë secila, të ndjekura nga Skënderbeu, me 39 pikë dhe Partizani, me 37.