AlbanianSport.com 14/10/2021 16:55
ASNN – Pasi i ka luajtur të mërkurën 12 nga 16 përballjet e turit të 32-shes, veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë, ka vijuar t’i luajë të enjten pasdreke 4 takimet e mbetura. Dinamo ka arritur të përmbysë rezultatin e sfidës së parë ndaj Erzenit, duke fituar me shifrat 2-0, në një përballje ku blutë e kryeqytetit e nisën vrullshëm duke realizuar për 8 minuta dy gola.
Pasi kishte fituar duelin e parë me rezultatin 2-1, Bylisi ka vijuar të fitojë edhe atë kthimit me shifrat 5-0 ndaj Orikut në Stadiumin “Adush Muça”, falë dygolëshit të Osmanajt e Spahiut dhe golit të Alinanit. Ndërkaq, Tomori ka barazuar 0-0 në shtëpi ndaj Lushnjës, por kjo i ka mjaftuar, pasi në ndeshjen e parë pati triumfuar me shifrat 3-0 dhe në vijon kështu në turin pasardhës.
Besëlidhja mposhti me rezultatin 4-2 ekipin e Burrelit, diuke siguruar vendin në turin e ardhshëm, atë të 16-shes. Ndërkaq, të mërkurën, në Grupin A, Tirana shkatërroi Shkumbinin 6-0 në një sfidë ku shkëlqeu Redon Xhixha me trigolësh, ndërsa dygolësh realizoi dhe Vesel Limaj. Partizani përsëriti rezultatin e sfidës së parë me Tërbunin duke triumfuar 3-0.
Teuta u ndal në barazim 2-2 me Luzin, por durrsakët shkojnë më tej për shkak të rezultatit të përgjithshëm me shifrat 6-3. Ndërkohë dhe Skënderbeu fitoi me goleadë duke mundur 4-0 Veleçikun e Koplikut, duke vijuar për më tej, ndërsa Korabi përmbysi Vorën duke u kualifikuar në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Ndërkaq, janë mbyllur 7 sfidat e luajtura në Grupin B të Kupës së Shqipërisë ku nuk munguan rezultatet e thella nga skuadra e mëdha.
Vllaznia triumfoi me rezultatin e thellë 4-0 duke shuar shpresat e Labërisë për një kualifikim për në turin tjetër. Me të njëjtin rezultat fituan dhe Laçi e Kukësi duke harruar rezultatet surprizë të sfidave të para. Ndërkohë Kastrioti mposhti 2-0 Elbasanin, Egnatia fitoi vetëm në frymën e fundit me Turbinën ndërsa Pogradeci mposhti 2-0 Besën.
Kupa e Shqipërisë
Turi i 32-shes:
Të mërkurën, 13 tetor 2021:
Partizani – Tërbuni Pukë 3-0 (3-0)
Tirana – Shkumbini Peqin 6-0 (3-0)
Skënderbeu – Veleçiku Koplik 4-0 (3-0)
Korabi Peshkopi – Vora 4-1 (1-2)
Laçi – Butrinti Sarandë 4-0 (1-1)
Kukësi – Maliqi 4-0 (0-0)
Kastrioti – Elbasani 2-0 (2-0)
Apolonia – Flamurtari (pas 11-m. 5-6) 1-1 (1-1)
Egnatia Rrogozhinë – Turbina Cërrik 1-0 (1-1)
Pogradeci – Besa Kavajë 2-0 (0-1)
Teuta – Luzi 2008 2-2 (4-1)
Vllaznia – Labëria 4-0 (1-2)
Të enjten, 14 tetor 2021:
Bylis – Oriku 5-0- (2-1)
Besëlidhja Lezhë – Burreli 4-2 (0-0)
Lushnja – Tomori Berat 0-0 (0-3)
Dinamo – Erzeni Shijak 2-0 (0-1)