Luhen dy të tjera të të 21-tës, Vllaznia – Flamurtari 3-2, Skënderbeu – Laçi 1-0

Share Button

AlbanianSport.com 11.02.2017 15:55

ASNN – Pas barazimit pa gola të premten në ndeshjen e parë, atë midis Teutës dhe Partizanit, janë luajtur sot pasdreke dy ndeshje të tjera të javës së 21-t të Kategorisë Superiore dhe sulmuesi shkodran Hamdi Salihi, ka qenë sërish vendimtar në fitoren e radhës të Skënderbeut, që këtë herë mposhti 1-0 Laçin.

Korçarët e dominuan totalisht takimin e zhvilluar në stadiumin e tyre, por arritën të shënojnë vetëm një gol, ku Salihi shfrytëzoi maksimalisht një krosim në minutën e 21, duke vulosur në 1-0 rezultatin e këtij takimi. Me këtë fitore, Skënderbeu ngjitet përkohësisht në vendin e dytë.

Korçarët janë me vetëm një pikë diferencë nga Kukësi i vendit të parë, që do të luajë sonte ndaj Tiranës në kryeqytet. Ndërkohë, në takimin tjetër të luajtur pasdreke, Vllaznia mori një fitore të bukur me përmbysje ndaj Flamurtarit, me rezultatin 3-2. Flamurtari shënoi me anë të Bushiç në pjesën e parë dhe krijoi edhe disa raste të tjera.

Por nuk arriti të mbyllte ndeshjen. Nga ana tjetër, Vllaznia qëndroi në sulm gjatë gjithë kohës dhe u shpërblye me Hebajn në minutën e 76-të. Shkodranët gjetën sërish rrjetën në minutën e 90-të, kur Bakaj shënoi atë që mendohej se do të ishte goli i një fitoreje të shkëlqyer.

Por vetëm pak sekonda më vonë, Bushiç ndëshkoi përsëri ish-ekipin e tij, duke barazuar shifrat. Megjithatë, në minutën e 3-të shtesë, një harkim nga e majta gjen Pjeshkën në zonë dhe futbollisti i ri godet me kokë, duke shënuar golin e fitores që largon Vllazninë nga fundi i renditjes, ndërsa e mban Flamurtarin në zonën e rrezikut.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh