Luhen dy të tjera të javës së 13-të, fitore për Flamurtarin & Elbasanin

Share Button

AlbanianSport.com 25.02.2017 22:05

ASNN – Një ditë pasi Tirana triumfoi në derbin me Studentin, Flamurtari është kundërpërgjigjur dhe ka bërë detyrën në shtëpi, duke fituar ndaj Vllaznisë 67-57 dhe duke marrë sërish kreun e renditjes me 22 pikë, po aq sa bardheblutë, por me një pikëaverazh më të mirë të vlonjateve, që sidoqoftë, kanë luajtur një ndeshje më shumë.

Flamurtari fitoi ndaj vajzave kuqeblu, në një ndeshje të zgjidhur që në pjesën e parë, që është fituar nga vendëset me shifrat 28-10. E më pas vlonjatet kanë toleruar disi në lojë, ndërsa kanë qenë të qeta në administrimin e rezultatit dhe fitorja e tyre asnjëherë nuk është vënë në rrezik.

Në takimin tjetër të luajtur sot, Elbasani femra ka mposhtur lehtësisht Kamza Basket, teksa ka fituar me rezultatin 68-43. Kjo ndeshje është vendosur në favor të vendaseve nga epërsia e thellë e krijuar në pjesën e parë 25-11 dhe në atë të 3-ën, 22-8. Ndërkohë që Goga Basket ishte pushim, Skënderbeu pret të dielën në Korçë Apoloninë.

 

Kampionati Kombëtar

i Basketbollit – Femra

 

Kategoria e Parë

 

Java e 13-të

(24-26 shkurt 2017)

 

Të premten:

Studenti – Tirana                 64-75

 

Të shtunën:

Flamurtari – Vllaznia           67-57

Elbasani – Kamza Basket  68-43

 

Të dielën:

Skënderbeu – Apolonia     ora 10:00

Goga Basket                         pushim

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         H.        Psh-Pp           Pikë

  1. Flamurtari                  12        10        2          972-762         22
  2. Tirana                         11        11        0          789-676         22
  3. Goga Basket             11        10        1          1009-591       21
  4. Vllaznia                     12          6        6          807-783         18
  5. Studenti                     11          6        5          733-690         17
  6. Elbasani                    12          4        8          859-879         16
  7. Skënderbeu              10          3        7          622-723         13
  8. Apolonia                    11          1        10        659-959         12
  9. Kamza Basket          12          0        12        572-1053       12

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh