AlbanianSport.com 18.02.2017 07:55
ASNN – Niveli më i lartë i Kampionati Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet ndryshe si Superliga, ka luajtur të premten dy ndeshjet e para të javës së saj të 13-të dhe Tirana ka shpartalluar Teutën, ndërsa Vllaznia i ka bërë mirë “detyrat e shtëpisë”, duke mundur Ardhmëria Basketin me 10 pikë epërsi.
Tirana e basketbollit të meshkujve e ka “shkelur me këmbë” Teutën, e cila pas dëmtimit të Robert Shestanit ka humbur “busullën” dhe nuk ka më asnjë orientim në fushë. Bardheblutë kanë bërë gjithçka mirë dhe është luajtur një lojë e ekuilibruar vetëm në pjesën e parë, ndërsa më pas, Tirana është lëshuar “pa duar”.
Përsa i përket ecurisë së lojës në Shkodër, duhet thënë se Vllaznia nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren e ndeshjes dhe suksesi i ka takuar Vllaznisë, 67-57. Takimi i fundit i kësaj jave është ai që do të luhet në Vlorë, duke nisur nga ora 17:00, ku Flamurtari vendas pret Kamza Basketin.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 13-të
(17-18 shkurt 2017)
Të premten:
Vllaznia – Ardhmëria Basket 67-57
Tirana – Teuta 106-58
Të shtunën:
Flamurtari – Kamza Basket ora 17:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 13 12 1 1237-853 25
- Teuta 13 9 4 1003-906 22
- Vllaznia 13 8 5 1009-877 21
- Kamza Basket 12 6 6 931-992 18
- Ardhmëria Basket 13 3 8 846-853 16
- Flamurtari 12 0 12 593-1139 12