AlbanianSport.com 01.03.2015 13:05
ASNN – Janë luajtur dje dy takimet e para të javës së 14-të të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra dhe Flamurtari ka marrë përkohësisht kreun e renditjes, me 24 pikë, pas fitores bindëse, 82-61, që vlonjatët arritën në kryeqytet ndaj Studentit të Fiorentina Mitkut.
Në takimin tjetër të së shtunës, Vllaznia u mund në Shkodër nga Elbasani, me shifrat 62-66 dhe mikeshat e drejtuar nga trajnerja Elvira Xhyra, mbajnë gjallë shpresën për vendin e 4-t dhe të fundit që të çon në “play-off”-in final të titullit. Elbasanaset ndajnë vendin e 4-t dhe të 5-të me Studentin, me nga 19 pikë.
Ndërkohë që këtë javë Tirana është pushim, por mban vendin e tretë me 21 pikë, sot luhen dy takimet e tjera, dhe Përmeti debutues në nivelin e të rriturve pret në fushën e vet Apoloninë, ndërsa Kamza Basket e trajnerit veteran, Roland Avrami, është mysafire në Korçë për t’u ndeshur me Skënderbeun.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 14-të
(28 shkurt-1 mars 2015)
Të shtunën:
Studenti – Flamurtari 61-82
Vllaznia – Elbasani 62-66
Të dielën:
Përmeti – Apolonia –
Skënderbeu – Kamza Basket –
Tirana pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 13 11 2 1083-757 24
- Apolonia 11 11 0 949-636 22
- Tirana 12 9 3 961-759 21
- Studenti 13 6 7 811-842 19
- Elbasani 13 6 7 874-962 19
- Skënderbeu 11 6 5 758-758 17
- Vllaznia 13 3 10 874-937 16
- Kamza Basket 11 2 9 608-734 13
- Përmeti 11 0 11 496-995 11