AlbanianSport.com 14.03.2015 09:05
ASNN – Kampionati Kombëtar i Basketbollit për Meshkuj ka luajtur të premten dy takimet e para të javës së 17-të të tij dhe, duke përfituar edhe nga ndeshja e Vllaznisë, që luhet sot në Shkodër ndaj Apolonisë, Tirana e ka thelluar hendekun në krye të renditjes, duke triumfuar në derbin me Partizanin.
Në fakt, bardheblutë dhe të kuqtë kanë luajtur derbin më të shpëlarë të basketbollit shqiptar. Pa tifozë, pa shumë spektakël dhe rivalitet në fushë, të dyja skuadrat janë turrur ta mbarojnë sa më shpejt këtë ndeshje, sepse në 19:00 do të niste ndeshja e futbollit, po midis Tiranës dhe Partizanit. Diferencat janë të mëdha, ndërsa trajneri bardheblu, Bujar Shehu, ka luajtur me 4 pesëshe të ndryshme në 4 pjesët e lojës.
Përfundimisht, një fitore e thellë e Tiranës, në shifrat 83-44, në një derbi pa pikë shije. Ndërkaq, Kamza Basket ka fiksuar vendin e tretë në renditje, teksa ka fituar me 42 pikë epërsi, 88-46, me Apoloninë e vendin të fundit, në takimin tjetër të luajtur të premten. Duket se 3 javë përpara përfundimit të fazës së dytë të meshkujve, janë njohur tashmë katër ekipet e “play-off”-it final.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 17-të
(13-14 mars 2015)
Të premten:
Tirana – Partizani 83-44
Kamza Basket – Apolonia 88-46
Të shtunën:
Vllaznia – Flamurtari ora 18:00
Renditja
Nr. Skuadra N F H Psh-Pp Pikë
- Tirana 17 16 1 1462-1084 33
- Vllaznia 16 13 3 1317-1081 29
- Kamza Basket 17 10 7 1296-1049 27
- Partizani 17 8 9 1103-1217 25
- Flamurtari 16 3 13 1095-1243 19
- Apolonia 17 0 17 1027-1530 17