AlbanianSport.com 03.03.2017 16:15
ASNN – Prishtina dhe Trepça ’89 kanë “arkëtuar” sot edhe nga 3 pikë të tjera në garën për titullin e kampiones së Kosovës. Kryeqytetasit e kanë shkatërruar Drenicën, duke e mposhtur me rezultat të thellë, 6-0, sot në Stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, në javën e 19-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Basid Abdul Khalid (38’, 63’), Lorik Boshnjaku (45’), Gentrit Begolli (72), Mërgim Neziri (80’) dhe Kelmendi (88’) ishin autorët e golave në fitoren tenistike të Prishtinës. Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe Trepça ’89, e cila në udhëtim mposhti Hajvalinë, me rezultatin 4-0. Oto Xhohn (52’, 63’), Florent Hasani (71’) dhe Hasan Hyseni (85’) shënuan golat e fitores për “Minatorët”.