AlbanianSport.com 02.04.2016 07:05
ASNN – Janë luajtur dje dy ndeshjet e para të javës së 16-të të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga, dhe tripikëshi i fundit në një sfidë dramatike me Vllaznisë u ka dhënë fitoren djemve të Adem Muhametajt, të cilët kështu kanë mbajtur kryesimin në basketbollin e meshkujve. Fituesit e saposhpallur të Kupës së Shqipërisë kanë treguar se mbeten pretendente kryesore për t’i rrëmbyer titullin “kampion” këtë sezon Vllaznisë, duke e mundur 670-65.
Ndërkohë, Partizani ka gjetur fitoren e parë të sezonit në kampionatin e basketbollit të meshkujve, teksa në fakt është e dyta e sezonit pas saj në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, 79-72 ndaj Superiorit. Dje të kuqtë kanë bërë lojën e tyre më të mirë në kampionat përballë një Flamurtari, që pasi është bindur se tashmë e ka në dorë vendin e pestë, por dhe përballjen në “play-out me vendin e dytë të Kategorisë së Parë, duket sikur i ka futur “gjumë” në këtë fazë të katërt.
Partizani ka fituar me rezultatin 72-52, por mbetet në vendin e fundit të renditjes. Sonte luhet ndeshja e fundit javës së 16-të të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga, dhe Teuta pret në Durrës Tiranën, në takimin që nis në ora 18:00. Të dyja skuadrat janë të sigurta për vendin në “play-off”-in final për titull dhe sonte luajnë për krenari.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 16-të
(1-2 prill 2016)
Të premten:
Kamza Basket – Vllaznia 67-65
Partizani – Flamurtari 72-52
Të shtunën:
Teuta – Tirana (18:00)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kamza Basket 16 14 2 1163-951 30
- Vllaznia 16 12 4 1122-980 28
- Tirana 15 11 4 1148-965 26
- Teuta 15 6 9 1110-1078 21
- Flamurtari 16 3 13 973-1258 19
- Partizani 16 1 15 959-1243 17