AlbanianSport.com 11.02.2017 09:25
ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet ndryshe si Superliga, ka luajtur dje dy ndeshjet e para të javës së 12-të dhe dy skuadrat e kreut, Tirana dhe Teuta, kanë arritur fitore të kundërta me njëra-tjetrin, por që mjaftuan për të ruajtur “status-quo”-në e renditjes.
Tirana duket se është krijuar për të vendosur rekorde në kampionatin shqiptar, pasi dje është lëshuar “pa frena” në Sallën Sportive të Bathores, teksa e ka mundur me plot 58 pikë diferencë Kamza Basketin. Ndërkaq, Teuta u është rikthyer fitoreve, teksa dje në Sallën Kryesore të “Asllan Rusit” në kryeqytet ka mundur Ardhmërinë Basket 70-77.
Java e 12-të mbyllet sonte me takimin e fundit, që luhet në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër, midis Vllaznisë dhe Flamurtarit, ku kuqeblutë pritet të mos kenë probleme ndaj vlonjatëve të vendit të fundit, në përpjekje për të rimarrë vendin e 3-të të renditjes.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 12-të
(10-11 shkurt 2017)
Të premten:
Ardhmëria Basket – Teuta 70-77
Kamza Basket – Tirana 61-119
Të shtunën:
Vllaznia – Flamurtari ora 18:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 12 11 1 1131-795 23
- Teuta 12 9 3 945-800 21
- Kamza Basket 12 6 6 931-992 18
- Vllaznia 11 6 5 819-773 17
- Ardhmëria Basket 12 3 7 789-786 15
- Flamurtari 11 0 11 546-1016 11