Luhen dy të fundit e të 17-të, Partizani & Flamurtari, fitore të vuajtura, por të vyera

Share Button

topi-kemba-jeshile

AlbanianSport.com 18.12.2016 22:10

ASNN – Kukësi u shkëput në vendin e parë të renditjes tashmë me 35 pikë pasi fitoi 2-0 me Skënderbeun e vendit të dytë. Të dy golat e kuksianëve u shënuan nga Pero Pejiç. Kroati theu Orges Shehin në minutën e 35-të dhe, në kufinjtë e përfundimit të pjesës së parë, fitoi edhe një 11-metërsh, që e ktheu po vetë në gol. Në pjesën e dytë, ekipi i Ernest Gjokës administroi rezultatin duke mos rrezikuar të pësonte.

Ndërkaq, në mbrëmje, Partizani i vendit të tretë, si gjithnjë edhe ndaj Korabit krijoi shumë volum loje dhe shënoi vetëm një gol. Izraeliti Azubel i dha fitoren të kuqve. Tirana fitoi 2-0 ndaj Luftëtarit.  Shënues i golit të parë është Afrim Taku, ndërsa Mervij shënoi të dytin. Në Vlorë, Flamurtari mori tre pikët e plota në shtëpi ndaj Laçit me golin e Shehajt.

Kështu, Kukësi mund të ketë problem me skuadrat e vogla, por ndaj të mëdhave arrin të gjej suksesin. Kështu bëri edhe përball Skënderbeut në javën e 17-të të Kategorisë Superiore, në ndeshjen e zhvilluar në “Zeqir Ymeri” të cilën e fitoi pastër me rezultatin 2-0. Pero Pejiç mbetet protagonisti i këtij Kukësi që nuk ndalet përballë askujt dhe ende nuk e njeh humbjes.

Ndërkohë Skëndërbeut i zgjat shumë pak entuziazmi i fitores ndaj Tiranës sepse tashmë i duhet të ndajë edhe vendin e dytë me Partizanin që gjithashtu po përpiqet të mbaj hapin e verilindorëve.  Skuadra e Starovës pa Ekuban ndaj Korabit, gjen rrugën e suksesit me sulmuesin izraelit Azubel, që shënon golin e parë pas kaq muajsh pjesë e kryeqytetasve.

Edhe Tiranës i rikthehet buzëqeshja pas suksesit të arritur përball Luftëtarit të cilin e mundur 2-0 në “Selman Stërmasi”. Bardheblutë gjejnë sërish rrugën e rrjetës me mesfushorin Taku, ndërkohë që në pjesën e dytë dyfishojnë me Mervijin, në një ndeshje ku edhe pse në pamje të parë rezultati duket i pastër, gjërat nuk ishin aspak të thjeshta për Tiranën, sepse gjirokastritët u munduan deri në fund.

Në ndeshjet e tjera Flamurtari fitoi përball Laçit duke e fundosur skuadrën kurbinase në fundin e renditjes, bashkë me Korabin, ndërsa Teuta dhe Vllaznia ndan nga një pikë në “Niko Dovana”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh