Luhen dy të fundit e javës së 26-të, Luftëtari-Tirana 2-1, Vllaznia-Teuta 0-0

Share Button

AlbanianSport.com 19.03.2017 21:15

ASNN – Janë luajtuar sot dy ndeshjet e fundit të javës së 26-të të Kategorisë Superiore dhe Luftëtari ka mposhtur me rezultatin 2-1 Tiranën, rivalen direkte për vendin e katërt, që do të thotë një shans i artë për gjirokastritët për pjesëmarrje në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.

Eri Lamçja dhe Devis Bregu ishin autorët e golave për gjirokastritët, ndërsa Tirana ngushtoi diferencën në minutën e 91-të me anë të sulmuesit Sise. Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë, ndërsa Luftëtari e mbylli ndeshjen më 10 futbollistë, pas kartonit të kuq të marrë nga Zguro në minutën e 75-të.

Luftëtari ruan vendin e katërt me 36 pikë, duke lënë pas Vllazninë me 31 dhe Tiranën me 30. Ndeshja e fundit e kësaj jave të Superiores, ishte ajo që u luajt duke nisur nga ora 17:00, midis Vllaznisë dhe Teutës. Në fakt, çudia e radhës ka ndodhur sot në Shkodër, ku gjyqtarët fillimisht e akordojnë golin e shkodranëve.

Por pas protestave të shumta të durrsakëve, vendosin ta anulojnë sërish. Shkodranët e nisën vrullshëm takimin dhe fituan 11-metërsh, që në minutën e 5-të. Ekzekutimin e mori përsipër sulmuesi Elis Bakaj, i cili goditi shtyllën dhe më pas e dërgoi topin në rrjetë, por gjyqtari e anuloi për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 73 -të, të pjesës së dytë, Progni u ndëshkua me karton të kuq dhe la me 10 futbollistë Teutën.  Vllaznia, e ndodhur në epërsi numerike, shton presionin dhe arrin të gjejë golin në minutën e 81-të me anë të talentit Rubin Hebaj, por ndodh sërish skandali me gjykimin.

Gjyqtarët akordojnë golin dhe pas 2-3 minutash të futbollistëve të Teutës, vendosin ta anulojnë sërish atë, me pretendimin për një prekje me dorë të sulmuesit shkodran, Hajdari. Minutat e mbetura u karakterizuan nga tensioni mjaft i madh, ku Vllaznia nuk pajtohej me vendimin e gjyqtarit.

Shkodranët u hodhën sërish në sulm, në kërkim të fitores, por fati nuk ishte me ta, pasi Hebaj goditi shtyllën pas një goditje me kokë. Në fund, ndeshja mbyllet në barazim 0-0 dhe me shumë polemika e protesta.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

AlbanianSport.com 15/11/2024 17:15 ASNN – Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën Shqiptare

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AlbanianSport.com 14/11/2024 14:50 ASNN – Pas 13 javëve të para në kampionat, pra kur janë luajtur

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

AlbanianSport.com 14/03/2024 16:20 ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

(Video) Vllaznia / Drejtori Osmani: Në këtë fazë, nuk mund të zgjedhësh më

AlbanianSport.com 13/03/2024 18:25 ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka folur të martën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh