AlbanianSport.com 23/02/2022 17:55
ASNN – Java e 10-të e nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, Superligës, është mbyllur të mërkurën, teksa janë luajtur ndeshjet e dy ekipeve që marrin pjesë në edicionin e parë të Ligës “Gjergj Kastrioti”, veprimtarisë së përbashkët midis rrjetës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.
Kështu, ekipi i femrave të Skënderbeut mbetet i pamposhtur në kampionat, pas fitores 3-0 që korçaret arritën ndaj Vllaznisë në Korçë. Një ndeshje e mbizotëruar nga vajzat e Skënderbeut, që patën epërsi në të 3 setet, duke i marrë ato përkatësisht në shifrat 25-19, 25-16, 25-15.
Falë këtij triumfi, të arritur të martën, korçaret ruajnë epërsinë prej 6 pikësh ndaj Tiranës në krye të renditjes. Nga ana e tyre, bardheblutë fituan të mërkurën paradreke, 3-0 ndaj Apolonisë, në fushën e kësaj të fundit. 25-14, 25-6, 25-9 ishin shifrat e fitores së skuadrës së drejtuar nga trajnerja Amarilda Prenga.
Në fakt, takimi u kthye praktikisht në një ndeshje stërvitore për vajzat kryeqytetase. Fieraket nuk arritën të rivalizojnë, duke mos shkuar dot më larg se 29 pikë të shënuar gjithsej dhe duke mbetur në vendet e fundit të renditje, ndërsa Tirana konsolidon vendin e dytë.
Kampionatit Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Superliga
Java e 10-të:
Lushnja – Partizani 0-3
Flamurtari – Barleti Volej 0-3
Skënderbeu – Vllaznia 3-0
Apolonia – Tirana 0-3
Renditja
Nr. Skuadra Pikë N. F. H. Setet Psh-Pp
- SKëNDERBEU 30 10 10 0 30-1 767-445
- TIRANA 24 10 8 2 25-7 765-525
- BARLETI VOLEJ 21 10 7 3 21-12 749-629
- VLLAZNIA 17 10 6 4 18-17 746-760
- PARTIZANI 16 10 5 5 20-15 748-678
- LUSHNJA 6 10 2 8 8-24 576-756
- APOLONIA 6 10 2 8 7-24 508-734
- FLAMURTARI 0 10 0 10 1-30 443-775