Luhen 6 duelet e para, nuk ka të papritura, dy duelet e fundit në ora 17:00

Share Button

AlbanianSport.com 24/01/2024 15:55

ASNN – Janë luajtur të mërkurën pasdreke 6 prej ndeshjeve të turit të 16-shes së Kupës së Shqipërisë dhe Egnatia ka bërë detyrën ndaj Lushnjës, ku me fitoren 2-0 arrin të kalojë në çerekfinale. Për rrogozhinasit shënuan Fernando në minutën e 45-të dhe Gjata në të 83-ën. Por Dinamo i “lan duart” edhe me Kupën e Shqipërisë, duke mbetur pa trofe këtë sezon, teksa të kaltërit u mundën me rezultatin me një gol të vetëm në Laç. Kurbinasit arrijnë të shkojnë në fazën çerekfinale të Kupës falë autogolit të Stivjan Jankut të Dinamos.

Ndërkaq, Kukësi ia ka del të kualifikohet në fund të ndeshjes, ku Rashiti ka shënuar në minutën e 90-të ndaj Elbasanit. Edhe Erzeni vazhdon në Kupë pas fitores 2-1 ndaj Bylisit. Natyrisht që në Kupë ndodhin edhe disa rezultate të papritura, por jo kur bëhet fjalë për kryesuesit e Kategorisë Superiore. Egnatia, Tirana e Partizani kanë arritur të bëjnë “detyrën” në turin e 16-shes së Kupës së Shqipërisë, duke mundur kundërshtarët e tyre, për të kaluar në një fazë më të nxehtë të kësaj veprimtarie, ku natyrisht mund të rezervohen edhe përballje mes favoritëve.

Kështu, në Stadiumin “Selman Stërmasi”, bardheblutë e trajnerit Julian Ahmataj kanë bërë detyrën ndaj dibranëve të Korabit, duke i mundur këta të fundit, me rezultatin e pastër 3-0. Fitorja mund të thuhet që u vulos, që në pjesën e parë të sfidës falë golave të Bruno Lulajt e Liridon Latifit, përkatësisht në minutat 28 dhe 39, ndërsa rezultatin e përgjithshëm e “hipotekoi” kapiteni Erion Hoxhallari, në minutën e 47-të. Fitore të thellë pati korri edhe në “Arenën e Demave” Partizani i trajnerit Orges Shehi, që mundi 3-1, fierakët e Apolonisë.

Për fitoren e Partizanit menduan Skuka, i cili shënon golin e tij të parë pas rikthimit, por edhe Hadroj e Mensah, të cilët gjetën rrugën e rrjetës në minutat 56, 65 dhe 87’, ndërsa për miqtë fierakë golin e “nderit” e Romeo Harizaj, në minutën e 55-të të përballjes, që në fakt i shtangu fillimisht vendasit. Pastër fituan edhe rrogozhinasit” e Egnatias, me djemtë e Edlir Tetovës që në Stadiumin “Egnatia Arena” mundën Lushnjën me rezultatin 2-0, pas golit të brazilianit Fernando, në sekondën e fundit të pjesës së parë, dhe Mario Gjatës, që çoi topin në rrjetë në minutën e 83-të.

Në përballje të tjera, shijakasit e Erzenit mundën me rezultatin e ngushtë, 2-1, ballshiotët e Bylisit, pas golave të Amir Kahrimanoviçit e Redon Mihanës, të realizuar në minutat 23 dhe 28, ndërsa për miqtë shënoi Kibe, në të 75-ën. Ndërkaq, verilindorët e Kukësit mposhtën verdheblutë e AF Elbasanit, falë një goli, të Rashitit, në frymën e fundit të sfidës. Kurse bardhezinjtë e Laçit mposhtën me rezultatin minimal, 1-0 skuadrën tjetër të Superiores, Dinamos, falë një autogoli të të sapoafruarit në merkato, Stivian Janku.

Kështu, në turin e radhës, në çerekfinale, kalojnë skuadrat e Egnatias, Erzenit, Kukësit, Laçit, Partizanit e Tiranës, ndërsa për të plotësuar 8-shen do të duhet përfundimi i dy sfidave të orës 17:00, aty ku Vllaznia pret në Shkodër Flamurtarin, kurse Teuta pret në Durrës Skënderbeun në atë që ishte çifti i dytë i dy ekipeve të Kategorisë Superiore. Duhet theksuar se, në rast fitoreje të kuqebluve vendas në Stadiumin “Loro Boriçi” në mbrëmje ndaj vlonjatëve, atëherë trofeu i Kupës së Shqipërisë qëndron në Kategorinë Superiore.

 

Kupa e Shqipërisë

Turi i 16-shes

 

Të mërkurën, 24 janar 2024:

Egnatia – Lushnja                2-0

Erzeni – Bylis                                    2-1

Kukësi – AF Elbasani          1-0

Laçi – Dinamo                       1-0

Partizani – Apolonia             3-1

Tirana – Korabi                      3-0

Vllaznia – Flamurtari           (ora 17:00)

Teuta – Skënderbeu            (ora 17:00)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh