AlbanianSport.com 26.03.2017 07:35
ASNN – Kampionati Kombëtar i Futbollit për Femra ka luajtur dje 4 nga ndeshjet e javës së tij të 14-të dhe, ndonëse janë regjistruar rezultate pak a shumë normale për një ndeshje futbolli, sërish është regjistruar një rezultat i pazakontë, pasi Akademia AAS ka shpartalluar “The Door” me shifrat e thella 18-3.
Në atë që ishte beteja midis dy skuadrave që luftojnë për titullin simbolik të nënkampiones, sepse titulli “kampion” duket se ka mbetur thjesht si formalitet për Vllazninë, Kinostudio dhe Apolonia janë ndarë në barazim 3-3, duke i lënë të dyja ekipet në pozita të njëjta në renditje.
Kryeqytetaset mbajnë vendin e 3-të të renditjes, me 29 pikë, 6 më pak sesa fieraket, ndërsa Akademia AAS është ngjitur në vendin e 4-t, me 25 pikë, 3 më tepër sesa Teuta, që ka fituar 3-1 ndaj Dajtit. Tirana AS ka fituar në Korçë 2-1 ndaj Skënderbeut, ndërsa Vllaznia kryesuese ndeshet sot me Juban Danja.
Kampionati Kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e 14-të
(25 mars 2017)
Të shtunën:
Kinostudio – Apolonia 3-3
Dajti – Teuta 1-3
Skënderbeu – Tirana AS 1-2
AAS – The Door 18-3
Të dielën:
Juban Danja – Vllaznia
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Vllaznia 13 13 0 0 129-1 39
- Apolonia 14 11 2 1 60-9 35
- Kinostudio 14 9 2 3 97-21 29
- Akademia AAS 14 8 1 5 51-38 25
- Teuta 14 7 1 6 32-40 22
- Tirana AS 13 6 1 6 40-34 19
- Juban Danja 13 6 1 6 40-47 19
- Skënderbeu 14 3 0 11 10-94 9
- Dajti 14 1 0 13 8-72 3
- The Door 13 0 0 13 12-129 0