AlbanianSport.com 03.04.2016 11:35
ASNN – Janë luajtur të shtunën 3 ndeshjet e tjera të javës së 17-të të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra dhe Flamurtari e ka mbyllur ndeshjen për 10 minuta nëse mund të quhet kështu, pasi vetëm pjesa e tretë dhe më pas e katërta, i ka dhënë suksesin skuadrës së Viron Toskës.
Në fakt dy pjesët e para do të flisnin për Studentin, ndërsa dukej se Flamurtari e kishte marrë lehtë takimin. Por gjithçka ka ndryshuar në gjysmën e dytë dhe vlonjatet kanë fituar 82-59. Ndërkohë, Elbasani është mundur në shtëpi nga Vllaznia në basketboll për femra, me rezultatin e përgjithshëm 69-83.
Shkodranet kanë qenë më lartë në lojën e tyre dhe e kanë merituar fitoren me atë që treguan. Në takimin më të spikatur të javës, Goga Basket ka triumfuar bindshëm ndaj Tiranës me shifrat 103-80, duke konfirmuar statusin e durrsakeve si sfidante kryesore e Flamurtarit për titull.
Të premten, Kamza Basket ka fituar me vështirësi ndaj Skënderbeut në basketboll për femra. Madje është dashur futja në lojë e veteranes Aida Vata, e cila është në një gjendje shëndetësore jo të mirë, që Kamza Basket të fitojë ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm, 51-47.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 17-të
(1-2 prill 2016)
Të premten:
Kamza Basket – Skënderbeu 51-47
Të shtunën:
Flamurtari – Studenti 82-59
Elbasani – Vllaznia 69-83
Goga Basket – Tirana 103-80
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 18 18 0 1392-1108 36
- Goga Basket 17 13 4 1397-1106 30
- Vllaznia 17 10 7 1201-1136 27
- Tirana 17 10 7 1242-1207 27
- Skënderbeu 18 6 12 1144-1256 24
- Studenti 17 6 11 974-1156 23
- Kamza Basket 17 5 12 885-1033 22
- Elbasani 17 1 16 1091-1280 18